Elbasan, aksident i rëndë , plagosen gjashtë persona
Një aksident i rëndë me pasojë plagosjen e gjashtë personave ka ndodhur paraditen e sotme në Elbasan. Të aksidentuarit janë dërguar në spital, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e policisë dhe ekspertët.
ELBASAN- Një aksident i rëndë me pasojë plagosjen e gjashtë personave ka ndodhur paraditen e sotme, në segmentin rrugor tek lagjia “ 5 Maji” të qytetit të Elbasanit.
Burime nga policia lokale bëjnë të ditur se mjeti tip “Benz” me targë EL 0881 C, me drejtues shtetasin Ismail Gjineci 17 vjec është përplasur me mjetin tip “Benz” me targë EL 3914 B me drejtues shtetasin Ymer Mimini 59 vjec”.
Si pasojë e pëplasjes kanë mbetur të lënduar shtetasit Ymer Mimini, dhe bashkëshortja e tij Shpresa Mimini 54 vjec, Enver Cepa 60 vjec dhe Hance Cepa 56 vjec me banim në Cermë të Lushnjës të cilët janë të afërm të ciftit Mimini si dhe shtetasit Ismail Gjineci dhe nëna e tij Shpresa Gjineci 43 vjec me banim në lagjen “5 Maji” të cilët ndodheshin në automjetin tip “ Benz” me targë EL 0881 C.
Të aksidentuarit janë dërguar në spitalin kirurgjik të qytetit, dhe po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e policisë dhe ekspertët.
Sipas të dhënave paraprake mendohet se shkak i përplasjes humbja e kontrollit të drejtimit të mjetit që drejtohej nga 17 – të vjeçari. (e.n/News24/BalkanWeb)