E Diel, 1 Nëntor 2026

Shëngjin, përkujtohet 40 vjetori i bazës detare

Është përkujtuar sot, përmes një ceremonie të organizuar, 40 vjetori i themelimit të bazës ushtarake detare të Shëngjinit. Komandati i kësaj baze ushtarake, Paulin Marku theksoi se kjo është një ngjarje e shënuar për të gjithë. 

SHENGJIN- Është përkujtuar përmes një ceremonie të organizuar, 40 vjetori i themelimit të bazës ushtarake detare të Shengjinit.
Në fjalën e tij, komandati i kësaj baze ushtarake, Paulin Marku theksoi se kjo është një ngjarje e shënuar për të gjithë. Marku bëri edhe një histori që nga krijimi i kësaj baze dhe deri në ditët e sotme duke vlerësuar kontributin e ushtarakëve të të gjithë brezave.
Kanë përshëndetuar 40 vjetorin e themelimit të kësaj Baze edhe të tjerë të pranishëm ushtarakë dhe ish-ushtarakë të vendit.
(e.n/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›