Shkodër, qarkullonte me armë zjarri, arrestohet 23-vjeçari

Policia e Shkodrës ka vënë në pranga një 23-vjeçari, pasi ai qarkullonte me armë zjarri. Shtetasi, Erson Cutaj është arrestuar në flagrancë nga shërbimet e policisë në plazh Velipojë, duke qarkulluar me një armë zjarri pistoletë, model 54 së bashku me një krëhër me 5 fishekë, të cilat ky shtetas i mbante pa leje.
Policia e Shkodrës informon se janë kryer të gjitha veprimet e duhura proceduriale e hetimore si dhe u bë sekuestrimi, në cilësinë e provës materiale i armës së zjarrit tip pistoletë.