E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topall-PS: Votoni, se s’do jeni me deputete Rozeta Rapushi

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, u beri serish thirrje dje deputeteve socialiste te votojne tre ligjet per integrimin, te hyjne te pakten ne histori, meqe trecereku prej tyre sipas saj, nuk do te jene me kandidate per deputete. Ashtu edhe ne cdo seance plenare tashme, Topalli rikujtoi se ne axhenden e punes se kuvendit, jane per votim nder te tjera edhe tre ligjet e kerkuara nga Brukseli per marrjen e statusit te vendit kandidat ne Bashkimin Evropian. “Mos degjoni Kryetarin e Kuvendit, degjoni Jozefinen, nuk keni per te qene deputete trecereku prej jush ne Kuvendin e ardhshem, nuk do jeni ne lista ndaj votojeni se ka per t’ju mbetur peng. Do te mbeteni ne histori. Behuni burra, dhjete vete na duhen prej jush, e votojme direkt, e marrim statusin edhe po t’ju heqin nga lista per deputete, te pakten hyni ne histori”, - beri thirrje Topalli, por serish pa rezultat, pasi socialistet nuk pranuan jo vetem te votojne, por as te diskutojne per kete ceshtje, duke kerkuar vijimin e seances me rendin e dites. Apeli i Topallit, u be menjehere pas miratimit me konsensus te projektligjit “Per ratifikimin e ndryshimeve te Konventes, “Per mbrojtjen fizike te materialeve berthamore”, projektligjin “Per ratifikimin e marreveshjes se huase, ndermjet Republikes se Shqiperise dhe Bankes Nderkombetare per Rindertim dhe Zhvillim (IBRD) per financimin e projektit te burimeve ujore dhe ujitjes”, si dhe projektligjin “Per aderimin e Republikes se Shqiperise ne ndryshimet e neneve te marreveshjes se themelimit te Bankes se Detit te Zi per Tregti dhe Zhvillim”. “Kemi 3 ligjet e Brukselit. Ju po votoni me konsensus, konventen berthamore, qe cfare lidhje kemi ne me armet berthamore, apo lende berthamore dhe nuk votoni ligjin qe kerkon Brukseli per marrjen e statusit te vendit kandidat ne Bashkimin Evropian. Jane miliona euro per shqiptaret, miliona euro per pushtetin vendor, per projekte, per bujqesine”, - theksoi Topalli ne seancen e djeshme plenare.

KRAHASIMI

“Kemi 3 ligjet e Brukselit. Ju po votoni me konsensus, konventen berthamore, qe cfare lidhje kemi ne me armet berthamore dhe nuk votoni ligjin qe kerkon Brukseli. Jane miliona euro per shqiptaret, miliona euro per pushtetin vendor, per projekte, per bujqesine”, - theksoi Topalli ne seancen e djeshme plenare.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›