“Te behemi superfuqi rajonale ne Hi Tech” Eva Gjura
Projektit te PAP-2 (Pikat e Aksesit Publik), i cili ofron internet falas ne te gjitha universitetet e shkollat e vendit, eshte inauguruar dje nga qeveria shqiptare. I pranishem ne kete ceremoni ka qene edhe kryeministri Berisha, i cili gjate fjales se tij ka shprehur vleresimin e tij me te madh per inaugurimin e ketij projekti duke theksuar se, ky sukses nuk vjen rastesisht, por vjen si nje kurore e nje seri projektesh te shkelqyera, qe Posta Shqiptare ka aplikuar dhe zbatuar gjate ketyre viteve. Duke vleresuar si nje hap te suksesshem krijimin e “autostrades dixhitale” me Kosoven, kryeministri Berisha u shpreh se, realizimi i ketij projekti beri te mundur realizmin e nje projekti te madh, sic eshte shperndarja e internetit falas ne te kater anet e vendit, ne te pakten 1250 pika. Gjithashtu kreu i qeverise, u shpreh se, “me kete projekt, Shqiperia duket se do te jete i vetmi vend ne bote, qe furnizon internet falas kudo ne territorin e saj. Mendoj se ky eshte nje vendim shume i drejte. Njerezit jetojne ne boten reale, jetojne ne boten virtuale, e kane jetike sot boten virtuale, lundrimin ne kete bote, para se gjithash dhe mbi te gjithe, qemtimin e te vertetave, qe ju interesojne nepermjet saj. E drejta per komunikimin, eshte e drejta per te verteten”. Duke vleresuar ecurine e Shqiperise ne kete drejtim, Berisha tha se, “ne, i kemi te gjitha potencialet, te gjitha mundesite te shnderrohemi ne nje superfuqi rajonale ne Soft dhe Hi Tech. Kjo kerkon qe universitetet, shkollat e larta te behen promotor te kesaj nisme dhe ato kane te gjitha mundesite”. Kryeministri theksoi faktin se, sot, fluksi i internetit eshte se paku 130 here me i madh sesa c’ishte ne vitin 2005, nga 34 Mega bit , sot eshte rreth 45 Giga bit per sekonde dhe kapacitet jane per 130 Giga bit. “Natyrisht, kjo eshte nje fushe me nje zhvillim shume te shpejte. Ne kete fushe, ne rast se do ta ndjekesh duhet te vraposh, perndryshe mbete jashte kohe”, tha Berisha. Sipas kryeministrit, shperndarja falas e internetit ne tere territorin e vendit, vjen ne perputhje me nje politike te caktuar te qeverise shqiptare, politike qe synon realizmin, sjelljen e Shqiperise ne moshen dixhitale, si nje nga rruget me kryesore, per t’u shkeputur nga nje prapambetje e madhe e trasheguar.
Gorea
Drejtori i Postes Shqiptare, Arqile Gorea, tha se, projekti vec shperndarjes se gjere te internetit, rregullon tregun dixhital. Posta Shqiptare, ne fillim te ketij viti ka nisur sherbimin e furnizuesit me shumice te internetit ne te gjithe vendin, duke ofruar cmimet me te uleta ne treg
Superfuqi
Ne, i kemi te gjitha potencialet, te gjitha mundesite te shnderrohemi ne nje superfuqi rajonale ne Soft dhe Hi Tech. Kjo kerkon qe universitetet, shkollat e larta te behen promotor te kesaj nisme dhe ato kane te gjitha mundesite.
Infrastruktura
Qeveria percaktoi dy drejtime themelore per transformimin e vendit, infrastrukturen dixhitale, infrastrukturen rrugore. Me te dyja eshte bere nje progres i jashtezakonshem, gjate dy viteve te ardhshme Shqiperia do te kete zhvillim dhe me te madh.