Leku vleresohet ne treg

Megjithëse ekspertët prej disa ditësh kanë këshilluar qytetarët që të mos nxitohen për t’i trasnferuar kursimet e tyre nga njëra monedhë në tjetrën sepse tregjet ndërkombëtare po ndryshojnë jo më shumë për shkaqe reale se sa emocionale, kjo nuk ka ndodhur plotësisht.
Këtë fundjave , tregu i brendshëm i këmbimit valutor është përfshirë nga doza të vogla paniku. Frika e qytetarëve, që lidhen me problemet e monedhës europiane, është reflektuar këtë fundjavë edhe në Shqipëri.
Agjencitë e këmbimit valutor thonë se brenda dy-tre ditëve të fundit janë rritur përpjekjet për të shitur euron dhe blerë me ato më shumë lekë. Për pasojë euro është zhvlersuar duke zbritur nga niveli 140 në fund të nëntorit, rreth një javë më parë në rreth 137 lek këtë të dielë.
Edhe dollari është zhvlerësuar ndaj lekut. Agjencitë e këmbimti thonë se ka tendencë që qytetarët ta kthejnë valutën në monedhën vendase cka ka bërë që të gjitha ato të zhvlerësohen ndaj lekut.
Kjo situate favorizon qytetarët që kanë detyrime për të paguar në euro pasi mund të blejnë më lirë me leke, aktualisht, sikundër favorizon edhe kompanitë që transferojnë euron jashtë vendit.
Ekspertët thonë se në një gjendje të tillë me luhatje të shpeshta dhe të ndikuara nga preceptimet emocionale për tregun, sjell më shumë humbje dhe këshillojnë qytetarët të jenë më shumë gjakftohtë.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga ekonomia Bulqizë, minierat, rifillon puna pjesërisht
Puna në minierën e Bulqizës mund të nisë në mënyrë të pjesshme duke nisur nga dita e mërkurë. Buxheti 2012, nuk pritet kompromis
Nëse me ligjet si kodi rrugor apo ai hekurudhor, opozita dhe mazhoranca kanë gjetur konsensusin për t’i miratuar, ndryshe paraqitet situata me projektbuxhetin e vitit 2012, vlerësoi ditën e dielë e përditshmja “Shqip”.
Energjia, biznesi kundër rritjes së çmimit
Konfindustria, duke marrë shkak prej kërkesës drejtuar nga operatorët ERE/Entit Rregullator të Energjisë, është qartësisht kundër çdo rritje të çmimit të energjisë elektrike për konsumatorët fundorë biznese/industri, raportoi ditën e dielë e përditshmja “Shqip”
Hekurudha, Tiranë-Durrës me 120 km/h
Rikthimi i trenit në një shërbim të përditshëm dhe të preferuar për shqiptarët, ashtu si disa dekada më parë, është një projekt që po merret në shqyrtim nga qeveria, raportoi ditën e dielë gazeta “Shqip”. Treg i përbashkët shqiptar
Ideja e një tregu të përbashkët mbarë shqiptarë është artikuluar edhe në Tiranë nga përfaqesues të politkanëve të rinj nga të gjitha partitë politike shqiptare në rajon.
Lajmet kryesore
Politika vajton humbjen e Godos
Homazhet të dielën, në sallën hyrëse të Kuvendit
Tragjedi në Tiranë, shuhet familja
Berisha, bashkëbisedim me studentët
Bulqizë, minierat, rifillon puna pjesërisht