E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkoder qellon per vdekje vjehrrin. Pranga 35- vjecarit

Një tjetër vrasje për motive të dobëta ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në qytetin e Shkodrës. Policia e këtij qarku bën të ditur se 35 vjecari Dedë Marku ka qëlluar për vdekje me thikë vjehrrin e tij 60 vjecar, Gjon Kola, pas një konflikti personal. Sipas policisë, krimi ka ndodhur në lagjen “10 korriku”, në shtëpinë e autorit të kryerjes së tij, ku vjehrri i tij kishte shkuar për të sqaruar një grindje që egzistonte prej ditësh mes tyre.

Në debat e sipër, tonet janë acaruar dhe Dedë Marku ka goditur me thikë 60 vjecarin. Gjon Kodra ka ndërruar jetë në spitalin rajonal të Shkodrës, ndërsa policia arrestoi autorin e veprës penale, Dedë Markun, si edhe vëllanë e tij, 25 vjecarin Gjovalin Marku. Akuza që rëndon për të arrestuarit, është vrasja me dashje për motive të dobëta, në bashkëpunim.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›