E Shtunë, 31 Tetor 2026

Armepushim ne Gaza Hamasi nderpret luftimet

Pesë ditë dhunë në kufirin mes Izraelit dhe Rripit të Gazës ia kanë lënë vendin një marrëveshjeje armëpushimi mes grupit islamist Hamas dhe autoriteteve të Tel Avivit. Një zyrtar palestinez njoftoi se grupi hamas që kontrollon ushtarakisht Rripin e Gazës ka rënë dakord të zbatojë armëpushimin, duke iu imponuar edhe grupeve të tjera më të vogla, të cilat kanë qenë përgjegjëse për shumicën e raketave të lëshuara nga territori palestinez drejt Izraelit.  

Gjithsesi, sikundër ka ndodhur edhe më parë, marrëveshjet e paqes mes izraelitëve e palestinezëve nuk zgjasin për shumë kohë. Kështu, në një konferencë shtypi në qytetin e Gazës, një militant i maskuar që e paraqiti veten si zëdhënës i grupit Komiteti Popullor i Rezistencës tha se marrëveshja është ende e papërfunduar. “Ne do të ndalojmë së hedhuri raketa që të përmbushim interes të popullit tonë, por nuk është me vend të flasim për qetësi me armikun”, tha ai.

Nga ana tjetër, banorët e Gazës e kanë mirëpritur marrëveshjen. Më herët gjatë ditës, burime nga zyra e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanjahu thanë se Izraeli do zbatojë armëpushimin, nëse do të verifikojë ndaljen e sulmeve nga pala tjetër. Që nga sulmet e së enjtes, kur persona të armatosur sulmuan disa automjete me izrealitë në një rrugë në shkretëtirën në kufi me egjiptin, më shumë se 30 persona kanë gjetur vdekjen.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›