Merkel sot ne Beograd. Kosova teme e bisedimeve
Kancelarja gjermane Angela Merkel viziton për herë të parë Serbinë. Pritet që në takimin e planifikuar për sot me presidentin Tadic, kancelarja Merkel të kërkojë përparime në zgjidhjen e konfliktit kufitar mes Serbisë dhe Kosovës. Qeveria gjermane kërkon rinisjen e dialogut mes Serbisë dhe Kosovës, pavarësia e së cilës nuk njihet nga Beogradi.
Të hënën kancelarja gjermane Angela Merkel filloi vizitën e saj në Ballkan. Stacioni i parë ishte një vizitë në Kroaci. Ajo kërkoi nga Zagrebi që të ketë rol ndërmjetësues në konfliktet në Ballkanin Perëndimor. Përveç kësaj Merkel u shpreh edhe për zgjerimin e marrëdhënieve ekonomike me Kroacinë.