E Shtunë, 31 Tetor 2026

Subashi i kundervihet KQZ, PS nuk e njeh rezultatin tuaj

Ne kontrast me perfaqesuesit e mazhorances, gjuha e urrejtjes dhe akuzave nga me te ndryshmet me doza te ekzagjeruara dyshimesh per manipulime, eshte perdorur serish dje nga opozita. Kete radhe eshte shfrytezuar perfaqesia socialiste ne Komisionin Qendror te Zgjedhjeve, me emrat e "mirenjohur" te Deshira Subashit si dhe te aktoreve te tjere te kesaj vale akuzash.

Gjithcka nisi me daljen para mediave te Deshira Subashit e cila ndonese fliste nga selia e KQZ dhe pavaresisht statusit si nenkryetare e Komisionit, ka bere akuza te forta per punen e institucionit qe bashkedrejton. Subashi tha se KQZ po publikon te dhenat per fituesit dhe humbesit ne zgjedhjet vendore, pa transparence dhe vleresoi se ne keto kushte PS nuk mund te njohe rezultate te tilla te shpallura nga KQZ.

Subashi tha me pas se "procesi per Tiranen, eshte relativisht ne nivele te uleta" dhe shtoi: "Ajo qe perben problematiken eshte se media te ndryshme e transmetojne kete rezultat ne menyra te ndryshme", - tha Subashi. Kurse shtoi: "Une si zevendeskryetare e KQZ-se nuk jam ne dijeni, pervec tabelave qe shfaqen ne ekranet e KQZ-se per rezultatin. Por, se cfare qendrash votimi pasqyrojne rezultatet qe shfaqen ne ekranet e KQZ-se, pa diskutim qe u mungon pjesa e transparences. Nuk pasqyrohen cilat qendra votimi jane vendosur ne rezultatin qe jep KQZ. Kjo perben nje mungese transparence", - tha Subashi.

***

Gjate mbremjes se djeshme, ka pasur debate te ashpra ne mbledhjen e Komisionit Qendror te Zgjedhjeve per nxjerrjen live te te dhenave nga ky institucion. Madje PS hodhi dhe akuza per te dhena false te fituesve ne monitor. Perfaqesuesi socialist ne KQZ, Genci Gjoncaj, akuzoi gjate mbledhjes se KQZ ka deklaruar te dhena mbi rezultatet, qe nuk jane te verteta. Kjo akuze rriti tensionet ne komision, ku kreu i KQZ-se, Arben Ristani, kerkoi prova per t'i verifikuar, akuzat dhe shpifjet sic i cilesoi ai, te shprehura nga perfaqesia socialiste. "Nese ke ndonje te dhene gabim qe paska dhene KQZ, ma thuaj tani dhe ta verifikojme ne data-base te te dhenave dhe pasi ta bejme verifikimin ose une ose ti do dalim te kerkojme falje", reagoi Ristani. Sipas tij, akuzat e Gjoncaj jane te pabaza dhe pa asnje fakt, shpikje qe vijne prej tij.

"Me jep te dhenat, per cdo qender votimi ketu dhe numrin e votave dhe flasim", replikoi Gjoncaj. Ai u ankua edhe per pranine e punonjesve te KQZ-se ne disa qendra te numerimit te votave.

Debatet vijuan edhe mes kreut te komisionit dhe nenkryetares Deshira Subashi. Kjo ndodhi ne perfundim te mbledhjes se radhes te Komisionit Qendror te Zgjedhjeve, ku u diskutua per problemet gjate procesit te numerimit te votave. Sipas Ristanit, Subashi nuk duhet te lejohet me te perdore komisionin per te bere deklarata politike te cilat i jepen dhe nuk i ka te saj. Reagimi erdhi pasi Deshira Subashi, vetem nje ore me pare doli para mediave per te deklaruar se nuk po behet transparence me procesin e numerimit te votave. Ne debat e siper Ristani vleresoi se deklaratat e Subashit nuk jane si perfaqesuese e ketij komisioni por si perfaqesuese e Partise Socialiste. Ristani theksoi se Subashi nuk duhet te flase me ne emer te ketij institucioni dhe me keto fjale ka mbyllur edhe mbledhjen.

Gjate mbledhjes se pasdites, u diskutua edhe ne lidhje me problemet qe ende vijojne te kene disa zona te numerimit te vota. Nder problemet e ngritura, jane prania e perfaqesuesve politike ne zona numerimi, si dhe pushimet e gjata te anetareve te grupeve te numerimit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›