Edi Luarasi: Nuk e mbaj mend puthjen e pare
Ishte e vetmja femer ne Tiranen e viteve '60, qe guxoi te lyente floket me ngjyre te kuqe. E bukur dhe me nje personalitet imponues. Edi Luarasi ka cfare te rrefeje nga nje jete me kontraste te forta. Vajza moderne, qe u debua nga skena dhe ekrani per te jetuar dramen e saj ne nje tjeter teater, ate te realizmit socialist. Iu desh te ringrihej dhe te gjente forcen per te mos braktisur njeriun e zemres dhe pasionin e jetes, qe nuk ishte tjeter, vecse dashuria per teatrin....
Edi Luarasi jeton ne zonen e ish-Bllokut, ne te njejten banese ku per vite me radhe ndau jeten me bashkeshortin e saj, Mihalin. Ndonese kane kaluar shume vite qekurse u shfaq per here te pare ne ekran, Edi Luarasi vijon te jete nje femer moderne dhe me nje stil krejt te vecante. Ka floke te shkurter, mban gjithmone syze dielli dhe preferon pantallonat, ndonese ka mbushur plot 72 vite jete. Ne kete interviste per agjencine noa.al, Luarasi pohon se nuk heq dore nga ngjyrat dhe nuk e fsheh ekspresivitetin ne gjithcka qe tregon, pavaresisht se vitet e fundit ka qendruar larg mediave dhe ekranit.
Zonja Luarasi, profili juaj mbetet nje nga me te spikaturit e kohes. I riktheheni shpesh te shkuares?
Me skenen jam dashuruar qe femije. Skena, publiku, duartrokitjet kane qene gjithmone bashke me mua. Qe e vogel kam kenduar me motren time ne duetin e njohur "Motrat Mirdita", keshtu qe skena per mua ka qene prezente gjithnje.
Cfare do kishit ndryshuar nga vetja, teksa i shihni gjerat te shkeputura nga emocionet e asaj kohe?
Nuk do kisha ndryshuar asgje, me ka pelqyer vetja keshtu sic jam, me te mirat e me te keqijat. Jeta eshte gjithnje me zigzage dhe nese ke nje jete te qete, ate nuk do ta quaja interesante. Tere jeta ime ka qene me momente te forta. Vajze kam qene femije e llastuar, capkene deri vone. Si moment kyc ne jeten time kujtoj kete: Me dukej paburrni, pa personalitet, qe nje person, qe eshte ne nje situate te keqe ta braktisesh. Aq me teper kur behet fjale per burgun. Eshte momenti me kritik kur duhet t'i gjendesh prane.
Ju keni patur nje personalitet imponues. Lind kjo bashke me njeriun apo eshte e kushtezuar nga personat qe takojme ne jete?
Edhe lind edhe kultivohet, te dyja bashke ndikojne. Une kam patur nenen time shume autoritare, strikte. Une nuk i ngjaj fare asaj. Por gjithcka eshte ne gen. Une nuk kam genjyer kurre ne jete. Gjithnje kam mbajtur vesh ne ate cka me thoshte nena, "qe mos genjeni kurre, se rrena del".
***
Edi ka nje ze kumbues. Ruan ende sharmin e dikurshem dhe per me teper stilin avangard, qe e beri te vecante per kohen. Pelqehej jo me pak nga femrat sesa nga meshkujt, ndonese sic thote nuk bente asgje per te qene ne qender te vemendjes. "Une nuk e kam vleresuar veten per te bukur, dhe kur ma thonin me kalonte shkarazi. S'i kam dhene rendesi te qenit ne qender te vemendjes", thote zonja Luarasi.
Si e keni mposhtur friken dhe paragjykimet e asaj kohe?
Une nuk jetoja per te tjeret. Nuk pyesja se c'thonin te tjeret. Kam qene nje tip qe nuk paragjykoja se c'do te thonin. Por, megjithese kam qene nje tip i forte, po aq e dobet dhe e brishte kam qene, pasi nuk fyeja dot njeri. E kaloja nje fyerje edhe ne heshtje dhe nuk ia ktheja me te njejten monedhe... Ne ate kohe i kam bere floket e kuqe, qe ishte nje tmerr. Dhe une e kam bere... packa se pastaj ma permendnin ne cdo mbledhje. (Qesh)....
E pyetet bashkeshortin perpara se t'i lyenit floket te kuqe?
Jo, nuk mora leje qe t'i lyeja. Bera si me tha koka. Mihali m'i pelqeu jashtezakonisht, e me tha se me shkonin shume. I mbajta nja tre muaj dhe pastaj i ndryshova. Se une i ndryshoja shpesh, i zgjasja, i prisja shkurt, si te ma thoshte mendja.
Si ishte per nje femer ne ate kohe qe te admirohej nga publiku dhe sidomos nga meshkujt?
Une kam qene gjithmone e pelqyer nga publiku. Dhe sidomos jo nga meshkujt, por nga femrat. Femrat me donin jashte mase. Eshte vertet interesante... Dhe kete e ka vertetuar drama "Vizita e Dames Plake". Si me ka pritur publiku ate nate une nuk do ta harroj. Se nuk ishte publiku i para 20 viteve, por ishin bijte e tyre. Ovacione te tilla ne shfaqje me kane lene nje mbrese te pashlyer.
Jeni ndjere ndonjehere xheloze per popullaritetin qe gezonte ne ate kohe bashkeshorti juaj, tek femrat apo ne publik?
(Qesh)... Sa me shume qe perpiqeshin nuk munden te ma merrnin. Kjo tregonte se isha me e zonja se ato. Megjithate gjithnje me ka pelqyer, qe mashkulli te jete i deshirueshem per femrat, jo i padeshirueshem.
E mbani mend puthjen e pare, si e keni perjetuar ate moment?
E cuditshme, por tani qe po perpiqem ta kujtoj nuk e mbaj mend. Nuk e di pse, por duhet qe te ma kete rrembyer Mihali ate puthje. Ne shkembenim shikime prej kohesh. Isha shume re, 17 vjece. Isha e hareshme, e lire, ndersa ai ishte 11 vite me i madh se une. Femrat i turreshin te gjitha ngaqe sa kishte ardhur nga jashte. Mendoja me vete, c'i pelqenin femrat atij, por pastaj rashe brenda vete... E cuditshme eshte se me kane propozuar edhe kur kam qene e martuar. Dhe une ia thoja Mihalit. Kam qene jashte mase e sinqerte dhe im shoq kishte shume shume besim tek une.
Cfare pelqeve te Mihali dhe kur e kuptove se nuk jetoje dot pa te?
Te Mihali me ka pelqyer shume serioziteti, pesha e fjales, se i bukur ai s'ishte. Pastaj une s'i kam pelqyer kurre meshkujt e bukur. Me te kam qene e lire, nuk me ka vene kurre caqe, ndaj dhe them qe ai eshte burri ideal per mua. Kur u fut ne burg, kuptova qe e doja marrezisht...
Si i keni patur raportet me femijet, a ju mungojne tani qe i keni larg?
Me dy femijet e mi jam marre shume. Kur Mihali ra ne burg, une ne shtepi mbaja perde te trasha qe thuajse nuk hapeshin... Aty brenda kisha boten time, luaja me femijet kukafshehthi. Tani djali dhe vajza jane larg, por une mendoj me mire larg se ketu, ndersa
une vete nuk gjej kurrkund qetesi pervecse ne Shqiperi.
Pak kush e di qe ju keni punuar edhe si rrobaqepese. Si e perjetuat kete moment?
Nje gje e vecante me kujtohet, kur i qepa nje fustan nje juristeje, qe do te shkonte ne Paris. E kam takuar edhe sot ate, dhe me thote "Edi, une ate fustan e mbaj akoma per ekstra". Kur me pyesnin nese kisha kenaqesi kur beja gjera te bukura, u thoja: "Hic fare". Une kenaqesine e kam ne skene, kur me hoqen nga teatri, sikur me hoqen zemren...
***
"Skena ka qene jeta ime e dyte", thote Mjeshtrja e Madhe Edi Luarasi, teksa flet per eksperiencen ne Teatrin Kombetar. E megjithate nuk ngurron te zbuloje se ka ende nje peng...
Cfare ju ka mbetur peng, nje deshire qe ende s'e keni realizuar?
Me ka mbetur peng qe s'e kam realizuar rolin e Eliza Dulitell tek drama "Pigmaljoni" e Bernard Shout. Ajo ishte nje vajze popullore qe shiste lule, e palare dhe fliste me zhargon rruge, e paarsimuar, por qe me vone do behej aristokrate. Pedagogia ime ruse ne shkolle, Nina Cifranova, kur iku ne Bashkimin Sovjetik, me porositi: "Edi mos e lere te te ike nga duart "Pigmaljonin". Je e prere per Eliza Dulitell". E vertete , ishte karakteri im, ajo. Ky eshte pengu im...
E vizitoni shpesh Teatrin Kombetar. Duket sikur arti dramatik eshte ne nje periudhe te veshtire?
Une jam pjese e Teatrit dhe do te mbetem e tille. Me vjen shume keq per te metat qe shihen ne Teatrin Kombetar. Me kujtohet ne kohen tone, ne vetem te henen kishim pushim, ndersa ne tere ditet e tjera kishim shfaqje. Ne punonim dite dhe nate... Une interpretoja edhe kur laja teshat e femijeve, se asokohe nuk kishim lavatrice. Mendja me rrinte tek roli, ndersa sot eshte teresisht ndryshe. E them me dhimbje, repertori i Teatrit eshte i dobet. Por, gjithnje shpresoj se ndoshta do te ndryshoje...