Shkodër, sekuestrohen 800 rënjë kanabis, 3 në pranga

Policia e Shkodrës ka bërë të mundur sekuestrimin e 800 rënjëve kanabis ndërsa në prangat e policisë kanë rënë 3 persona. Burime nga policia bëjnë me dije se gjatë kontrollit të ushtruar në vendin e quajtur Nderkiza të fshatit Plan në Shkodër janë gjetur 800 rënjë kanabis ndërsa janë arrestuar shtetasit A. P 17 vjeç, Fatmir Shpati 22 vjeç dhe Arben Shpati 42 vjeç, të cilët u kapën në flagrancë duke punuar tokën ku u gjetën bimët narkotike.
Gjithashtu policia ka nisur hetim edhe për shtetasin Zef Guri 60 vjeç, me detyrë poje i policisë pyjore, ndërsa është shpallur edhe kryeplaku i fshatit Gjon Bungu 49 vjeç për vepren penale "Moskallzim të krimit dhe shpërdorim të detyrës".
Ndërkohë policia ka nisur hetimin edhe persona të tjerë që mund të jenë përfshirë në kultivimin e bimëve narkotike.