E Diel, 1 Nëntor 2026

Skandali i “Austrian Airlines”, zbret shqiptarët nga avioni në Vjenë

Një tjetër skandal ka përfshirë agjensitë e fluturimeve që operojnë në Shqipëri ku pasagjerët e linjës së fluturimit Vjenë-Tiranë, shumica prej të cilëve shqiptarë, janë lënë për orë të tëra pa asnjë sqarim të presin në aeroportin e Vjenës. Gjithçka ka nisur kur pasagjerët e kompanisë “Austrian Airlines” që fluturonin nga Austria në Shqipëri, janë lënë fillimisht të presin në avion për rreth 30 minuta pa i dhënë asnjë sqarim për këtë vonesë. Më pas ata janë urdhëruar të zbresin nga avioni dhe janë lënë të qëndrojnë në aeroportin e Vjenës ku nuk i është ofruar asnjë shërbim apo sqarimet që duhet të jepen në raste të ngjashme për pasagjerët. I vetmi sqarim që u është dhënë pasagjerëve ka qënë ai i një defekti në avion, dhe për këtë shkak u anullua dhe fluturimi drejt aeroportit të Rinasit.
Pasagjerët kanë qëndruar për rreth 3 orë në aeroportin e Vjenës, në panik dhe krejt të diskriminuar, ku nuk kanë marrë as kujdesin më minimal, duke shkaktuar panik të plotë në radhët e tyre.
Madje ata nuk kanë pasur mundësinë as të një telefonate për të sinjalizuar të afërmit që prisnin në Tiranë. Si në asnjë vend tjetër të botës, pasagjerët e kanë pasur të pamundur të marrin një komunikim zyrtar nga stafi i avionit edhe për shkakun se stafi i ekuipazhit nuk dinte shqip. Kompania “Austrian Airlines” nuk kishte vënë në dispozicion asnjë person që të mund të përkthente për të komunikuar me pasagjerët, një detyrim ky standart i të gjitha kompanive të fluturimit. Madje me keq se kaq, pasagjerëve shqiptarë në asnjë moment nuk i është thënë se kur ata do të mund të udhëtonin nga Vjena drejt Tiranës, dhe se çfarë po ndodhte me fluturimin e tyre. Autoritetet kanë shpejguar për “Ora News” se vonesat në fluturim kanë ndodhur për shkak të kohës që kërkon zëvendësimi i avionit të parë që rezultoi me defekt, por pasagjerët një gjë të tillë nuk e kanë mësuar në kohë duke qëndruar përgjatë gjithë kohës në panik dhe në terr informativ. Madje situata ka qënë më e vështirë edhe për fëmijët e vegjël që prisnin të udhëtonin me këtë avion, ku asnjë nga stafi i kompanisë nuk ka treguar kujdesin më minimal që është uji i pijshëm, pasi janë lënë përgjatë gjithë kohës në një ambient të izoluar në aeroportin e Vjenës. Pas mbëritjes me 3 orë vonesë në aeroportin e Rinasit, pasagjerët janë shprehur të indinjuar nga ky diskriminim.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›