Karburantet dje benzina 153 leke/liter
TIRANE-Dje konsumatoreve te shumte te karburantit ne kryeqytet nuk mund tu kete shpetuar rritja e radhes e cmimit te benzines e naftes me pakice ben te ditur e perditshmja Gazeta Shqiptare. Benzina pa plumb ka arritur ne kuoten e 153 lekeve per liter ne Tirane nderkohe qe ne nivele rekord 149 leke ishte edhe litri i naftes eurodiesel.
Ne prill te ketij viti u shenua rritja e pare e cmimeve me 136 leke per dieselin e thjeshte ndersa 1 liter benzine pa plumb kapi 148 leke. Ne fund te po ketij muaji benzina u ankorua ne 150 leke/litri duke mbetur e pandryshuar gjate gjithe muajve ne vazhdim.
Aktualisht cmimi i naftes ne tregjet boterore ka kaluar ne mbi 88 dollare per fuci nderkohe qe leku ka humbur terren ndaj dollarit ne kembimet valutore. Megjithate faktori nderkombetar duket se ka ndikuar pak ne kete rritje cmimi. Por tregu i karburanteve ka shfaqur ndjeshmeri nga rritja e barres fiskale per grosistet e naftes ne vend. Sipas reformimit fiskal ne sistem karburantet kane shkuar drejt unifikimit te akcizes me 37 leke litri duke e kthyer ne takse fikse kur me pare ishte e ndryshueshme.
Ne janar te vitit te kaluar qeveria miratoi projektin e unifikimit te akcizes per tre llojet kryesore te karburantit nafte D1 D2 dhe benzen ne 37 leke per liter. Reagimi i grupeve te interesit ishte teper i madh pasi rritja e taksimit qe perkthehet ne treg ne rritje cmimi vinte ne nje kohe krize. Tregtaret thone se rritja e akcizes ne 37 leke/liter ndikoi ne cmimin final per te pakten me 6 leke/litri. Nga ky ndryshim qeveria futi ne arken e saj rreth 2 miliarde leke ekstra ndersa kete vit parashikohen dyfish te ardhura. Por nje vendim tjeter ndryshoi nivelin e akcizave per disa produkte nafte qe konsumohen kryesisht si lende e pare ne ndertim por edhe per furnizimin e mjeteve te transportit. Keshtu nafta virxhin u taksua per here te pare me akcize prej 70 lekesh litri kur me pare niveli ishte zero. Ndersa karburantet tip vajguri qe u futen ne listen e produkteve qe duhet te paguajne akcize taksohen me 20 leke per liter. Rritja ne 37 leke nga 5 leke qe ishte me pare preku edhe hidrokarburet aciklike dhe ciklike ku hyjne grupet etilen benzen toluol ksilol.
d.b/GazetaShqiptare/BalkanWeb