Shkodër, shkarkon rrufeja, zjarr në konvikt

Një zjarr ka përfshirë konviktin e vajzave të Medresesë “Haxhi Sheh Shamia” në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16.00 të ditës së shtunë ku shkak i këtij zjarri ka qenë shkarkimi i një rrufeje në impiantin e gazit të ndërtesës. Kështu, brenda pak minutash, zjarri është përhapur menjëherë duke përfshirë të gjithë godinën dykatëshe.
Burime pranë vendit të ngjarjes bëjnë me dije se në momenin e rënies së zjarrit, nuk ka pasur persona brënda ambienteve. Flakët janë përhapur me shpejtësi duke shkrumbuar gjithçka në këtë godinë, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme.
Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur efektivë të zjarrëfikësve dhe të forcave të policisë të cilët kanë luftuar për rreth një ore me flakët e përhapura të zjarrit të cilët tashmë janë neutralizuar.