E Shtunë, 31 Tetor 2026

Papa ne Kroaci perserit mbeshtetjen per anetaresimin e Zagrebit ne BE

Papa Benedikt arriti ne Kroaci per nje vizite dyditeshe duke perseritur mbeshtetjen e tij per anetaresimin e Zagrebit ne Bashkimin Evropian.

Papa u tha gazetareve se anetareserimi i Kroacise ne Bashkimin Evropian eshte logjik i drejte dhe i nevojshem.

Por ai pranoi se ekziston nje fare frike per pranimin e saj ne BE gje qe ai e quajti te kuptueshme.

Ai tha se nje frike e tille vjen per shkak te nje burokracie teper te centralizuar dhe te nje kulture racionaliste.

Papa i beri thirrje Kroacise te punoje kunder kesaj frike dhe te risjelle ne Bashkimin Evropian pasurine e kluturave te larmishme qe perfaqeson krishterimi.

Papa Benedikti u prit ne aeroportin e Zagrebit nga presidenti kroat Ivo Josipovic i cili tha se pikerisht per shkak te rrenjeve te krishtera te popullit kroat ai eshte i bindur se shumica e qytetareve te vendit te tij do ta mbeshtesin anetaresimin.

Kroacia pritet te jete tani vendi i pare ne radhe per te hyre ne bllokun prej 27 anetaresh ndoshta ne vitin 2013.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›