E Diel, 1 Nëntor 2026

Durrës, mbytet 20-vjecari, bie nga varka, nuk dinte not

DURRËS- Një ngjarje e rëndë ndodhi sot në qytetin e Durrësit. Një i ri vetëm 20-vjec është mbytur në ujërat e detit Adriatik në fillim të këtij sezoni turistik.

Mësohet se 20-vjecari Ergys Duraku me origjinë nga Peza e Tiranës ka qënë duke shëtitur me një varkë së bashku me shokët. Aksidentalisht ai ka rënë në det dhe është mbytur pasi nuk dinte not.

Ngjarja e rëndë ndodhi në vendin e quajtur Shkëmbi i Kavajës. Policia nis hetimet për të zbardhur më shumë detaje.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›