PD: Ne njohim cdo rezultat, ta njohë edhe Rama
TIRANË- Zëdhënësja e Partisë Demokratike Albana Mustafarja deklaroi sot pasdite se forca që ajo përfaqëson do të njohë cdo rezultat të zgjedhjeve, pasi ato sic tha ajo, ishin zgjedhjet më të sakta e të drejta në histori. Mustafaraj ftoi liderin e PS t’i njohë zgjedhjet edhe nëse nuk janë në favor të tij.
“Partia Demokratike vazhdimisht është shprehur se cilido qoftë verdikti përfundimtar i këtij procesi, ne do ta respektojmë atë. E dimë që është e pamundur për Edi Ramën të pranojë një rezultat ku ai ka humbur, por rezultati është rezultat. Në vitin 2009, ODIHR i ka tërhequr vërejtje Edi Ramës për “propagandim” në përpjekje që të siguronte një rezultat në favor të tij, jashtë kornizës institucionale. Është e qartë se ai dëshiron të bëjë të njëjtën gjë edhe sot, pavarësisht faktit se të gjithë e dinë se këto ishin zgjedhjet më të sakta dhe më të drejta në historinë e Shqipërisë”, u shpreh Mustafaraj.
"Partia Demokratike vazhdimisht është shprehur se cilido qoftë verdikti përfundimtar i këtij procesi, ne do ta respektojmë atë. E dimë që është e pamundur për Edi Ramën të pranojë një rezultat ku ai ka humbur, por rezultati është rezultat", theksoi ajo.
Sipas zëdhënëses së PD Rama duhet të heqë dorë nga presionet dhe të pranojë rezultatin që rrjedh nga vota e qytetarit.
“Pavarësisht se çfarë mund të thotë Edi Rama, të gjithë qytetarët e dinë se nuk është Gjykata ajo që vendosi për këto zgjedhje, por janë vetë kryeqytetasit. Prandaj i kërkojmë z. Rama të heqë dorë nga çdo lloj presioni nga institucionet e pavarura kushtetuese të vendit. Ndërkohë që procesi ende vazhdon, të gjitha palët duhet të pranojnë rezultatin që buron vetëm nga zëri i qytetarëve”, nënvizoi Mustafaraj.
(m.a/BalkanWeb)