Shkodër, shkëmbim zjarri me policinë, vritet 67-vjeçari
Ngjarja ndodhi në rrethin e Shkodrës, pasi forcat RENEA ishin vënë kërkim të shtetasit Lazer Palvuksani, person i shpallur, i cili ka gjetur vdekjen pas shkëmbimit të zjarrit.
Palvuksani 67-vjeç, ishte shpallur në kërkim nga policia pasi gjykata e ka dënuar me 23-vjet burg për dy vrasje.
Forcat e rendit kishin rrethuar zonën ku ishte i kërkuari në fshatin Vilë të komunës Temal. Policia i ka bërë thirrje që të dorëzohej, por 67-vjeçari i është përgjigjur thirrjeve të policisë me armë zjarri automatik. Në këtë moment, policia ka reaguar po me armë duke i shkaktuar atij vdekjen.