Inter, nis era Benitez
Ideja qendrore e konferencës së parë si interist për 50-vjeçarin ishte “ruajtja e mentalitetit fitues”. Por ndryshe nga paraardhësi Hoze Mourinjo, spanjolli premton suksese duke luajtur futboll të bukur. “Mentaliteti im është të fitoj duke luajtur bukur, duke u bazuar në lojtarët që kam në dispozicion. Nëse të dyja nuk mund t’i bëjmë njëkohësisht, më mirë të fitojmë në fillim, pastaj të përmirësojmë lojën”, pohoi ish-tekniku i Liverpulit.
Hoze Mourinjo nuk ishte shumë dashamirës ndaj futbollit italian, kurse Benitez u shfaq më i afruar: “Gjëja e parë që vura re është se këtu futbolli ndihet kudo. Mjedisi është i ngjashëm me atë në Spanjë. Pres që gazetarët të na sulmojnë gjithnjë, por nëse fitojmë, gjithçka do të jetë më e lehtë”.
Mourinjo kishte krijuar një marrëdhënie të veçantë me futbollistët. Po Benitez? “Përvoja më thotë që në fillim duhet t’i njoh lojtarët, pastaj të krijoj raportet. Secili ka mënyrat e veta, por e rëndësishme është të mbajmë mentalitetin fitues. Niveli i skuadrës është i lartë, duhet vetëm të vazhdojmë të fitojmë”.