E Diel, 1 Nëntor 2026

Topalli: Parandalimi në kohë i kancerit thelbësore

Në kuadër të luftës kundër kësaj sëmundje, Kryetarja Topalli vizitoi sot një qendër spitalore private.

Ajo pa nga afër aparaturat e sofistikuara që do të kryejnë rrezatimin e çdo lloj tumori në çdo lloj thellësie, e që e bëjnë këtë spital një qendër për parandalimin dhe luftën ndaj kancerit përmes kirurgjisë, kimioterapisë dhe radioterapisë.

Topalli tha se "parandalimi i kësaj sëmundje përmes diagnostifikimit në kohë është thelbësor në këtë betejë. Beteja kundër kancerit është një betejë që duhet dhe mund ta fitojmë."

Kryetarja e Kuvendit vizitoi dhe pavijonet për sëmundjet e zemrës, transplanteve të llojeve të ndryshme, pediatrisë dhe maternitetit për përkujdesin e nënave dhe fëmijëve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›