Ministria e Shendetesise takon perfaqesues te USAID/Albania
Ministria e Shendetesise, Anila Godo, ka zhvilluar nje takim me perfaqesues te te USAID/ Albania, drejtoren e ketij misioni Roberta Mahoney, pergjegjesen e Programeve te Shendetesise, perfaqesuesin e Zyres se OBSH, drejtoreshen e ISKSH si dhe disa drejtues te Ministrise se Shendetesise. Qellimi i ketij takimi ishte prezantimi i dy dokumenteve baze, te hartuara me asistencen e USAID, ne bashkepunim te ngushte me Ministrine e Shendetesise, ISKSH dhe Fakultetin e Mjekesise, si edhe ne konsultim te vazhdueshem me zyren e OBSH-se. Keto dokumente, jane perkatesisht: Paketa baze e sherbimeve te kujdesit te shendetit paresor, si dhe kuadri i pergjithshem per mjekesine e familjes ne Shqiperi, sipas te cilit deri me tani jane trajnuar rreth 650 mjeke. Gjate ketij takimi Godo dhe drejtoresha e Misionit te USAID ne Shqiperi, evidentuan perparimet e arritura ne procesin e reformimit te sistemit te Kujdesit Shendetesor paresor ne Shqiperi.
"USAID eshte krenar qe ka mbeshtetur reformat ne kujdesin shendetesor paresor ne Shqiperi gjate disa viteve. Sot eshte pika kulmore e nje procesi te gjate e te veshtire. Me standarde dhe politika te perditesuara, te cilat ne vazhdimesi do te permiresojne transparencen, llogaridhenien dhe besimin e komunitetit tek sistemi, Shqiperia ka bere nje hap te dukshem perpara, drejt krijimit te nje sistemi modern te Kujdesit Shendetesor" theksoi Mahoney. Nderkaq Godo, i shprehu urimet te gjithe partnereve per kete pune te gjate dhe voluminoze, si edhe deshiren e gatishmerine, per vazhdimesine e ketij bashkepunimi mjaft frytdhenes.
Mjekesia e familjes
Projektligji i mjekesise se familjes, parashikon sigurimin e nje pakete gjitheperfshirese sherbimesh parandaluese dhe trajtuese per femijet, te rriturit dhe te moshuarit. Te gjithe banoreve te zonave urbane dhe rurale, do t'u ofrohen edhe disa sherbime te kujdesit shendetesor mendor dhe te shendetit riprodhues.