E Shtunë, 31 Tetor 2026

Deshton seanca ndaj Recit dhe Elezit

BURREL- Procesi gjyqesor ne ngarkim te Luftar Recit dhe nipit te tij Taulant Elezi, i akuzuar per vrasjen e kolegut te tij Maksim Lala, ka deshtuar. Shkak eshte bere mungesa e deshmitareve te thirrur dje nga ana e prokurorise. Ndersa vete te pandehurit kane mohuar dje qe te japin deklarime, pas kerkeses se bere nga ana e kryesuesit te trupit gjykues Artan Cupi. Reci dhe Elezi nuk kane siguruar as avokat mbrojtes. Dy te pandehurit akuzohen per vrasjen e Maksim Lakes, me 10 maj te vitit 2005. Fillimisht ngjarja mbeti enigme, por me pastaj nisen hetimet. Dy vjet me vone, po ne 10 maj 2007 Reci vihet ne pranga, bashke me te u more i pandehur edhe nipi i tij Taulant Elezi, i denuar me 25 vjet heqje lirie, per vrasjen e nje kambisti ne Tirane. Ne seancen e djeshme ishin thirrur per te deshmuar motra e Taulantit, Albana Hajdini dhe Irma Vallja, e dashura e Maksim Lales.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›