E Diel, 1 Nëntor 2026

Shfaqet Hepatiti A, brenda dy javesh 10 raste

BERAT- Lagjja "Donika Kastrioti", me e varfera dhe me e pasistemuara ne qytetin e Beratit ditet e fundit eshte prekur nga semundja e Verdhezes . Sipas burimeve spitalore vetem ne dy javet e fundit jane zbuluar dhjete raste me hepatit, pacientet kane qene kryesisht femije te moshes nen 15 vjec. Sipas burimeve nga infektivi prane qendres spitalore te qytetit, te prekurit nga kjo semundje i perkasin familjeve te varfra, te cilat nuk i vene shume rendesi higjienes vetjake si prej ambienteve te pakta ku jetojne ashtu dhe si pasoj e gjendjes se veshtire ekonomike. Mjeku infeksionist Jashar Buba eshte shprehur per gazeten se, "te semuret jane shtruar dhe kane marre mjekimin e duhur duke u mbajtur ne nje fare menyre dhe larg pjesetareve te tjere te familjes, per te shmangur perhapjen e hepatitit i cili vec higjienes, tashme favorizohet dhe si pasoj e temperaturave te uleta te stines". Nderkohe banore te lagjes "Donika Kastrioti" jane shprehur se u jane prekur dhe femijet qe kishin ne cerdhen e lagjes, ku sipas burimeve jo zyrtare verdheza ka prekur 4 femije. Burime te infektivit per femije kane pohuar se, dy ditet e fundit jane paraqitur dy raste me hepatit po nga lagjja "Donika Kastrioti" te moshes 3 dhe 5 vjec, dhe tashme jane duke marre mjekimin e nevojshem .


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›