Shkodër, shpërthen bombola plagoset i moshuari
SHKODËR- Shpërthen bombula e gazit në një banesë në Shkodër, duke lënë të plagosur rëndë një të moshuar. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në lagjen Xhabie, ndërsa 73-vjecari Qazim Avdiu, i cili ndodhej i vetëm në banesë ka tentuar të ndezë bombulën e gazit për të bërë kafene e mëngjesit.
Si pasojë e shperthimit të bombulës i moshuari ka marrë plagë të rënda në trup, ndërsa është përfshirë nga flakët një nder dhomat e banesës. 73- vjecari është dërguar mennjëherë në spital, ndërsa nderhyrja e zjarrfikeseve ka shmangur përhapjen e mëtejshme të flakëve të zjarrit.
(el.me/news24/BalkanWeb)