Moti i keq, ngrica në gjithë vendin
TIRANË- Në një kohë kur reshjet e dëborës kanë ndaluar, gjithe vendi është mbërthyer nga temperaturat e ulëta, ndërsa problem mbetet akulli dhe ngrica. Situata është më problematike në veri të vendit, ku në Dibër Kalaja e Dodës dhe Lura mbeten të bllokuara, ndërsa ka vështirësi komunikimi me zona si Sllovë, Selishte, Muher, Ostren, Trebisht, Zerqan dhe disa fshatra të Martaneshit.
Probleme të theksuara me ngricat ka në komunën Macukull dhe në Xibër, ku shtresa e akullit arrin deri në 15 cm. Në Kukës mbeten të bllokuara komunat Zapod, Arren, Grykë-Çaj, si dhe disa fshatra të komunave Shishtavec dhe Bushtricë. Aksi Kukës-Shishtavec kalohet me vështirësi edhe me zinxhirë.
Si rezultat i reshjeve të dëborës të ditëve të fundit, situata më problematike paraqitet në komunën e thellë malore të Kelmendit në rrethin e Malësisë së Madhe. Sipas te dhenave te nënprefekturës se këtij rrethi, disa nga fshatrat e kësaj komune janë të bllokuar nga trashësia e dëborës, e cila në disa vende ka arritur deri ne 2 metra. Keshtu, shqetësimet më të mëdha paraqiten në aksin rrugor nga Selca deri në Vermosh, që perfshin disa fshatra që për momentin nuk komunikojnë njëri me tjetrin. Burimet në fjalë bënë të ditur se prej dy ditësh nuk ka reshje dëbore, por situata është krijuar nga erërat e shumta dhe me presion që vazhdojnë të fryjnë në këtë zonë, duke grumbulluar sasi te medha me dëborë në segmente të ndryshme. Si rezultat i dëborës se madhe dhe erërave të forta, ka pasur defekte të linjave elektrike duke lënë për disa orë pa energji një pjesë të fshatrave, por që me ndërhyrjen e kompanisë ÇEZ dhe të vetë komunitetit, është bërë e mundur që furnizimi me energji të rikthehet.
Sipas zyrës së emergjencës civile në nënprefekturën e Malësisë së Madhe, strukturat e këtij institucioni në bashkëpunim edhe me komunitetin po punojnë intensivisht për zhbllokimin e aksit rrugor Selcë-Vermosh, ndërkohë që i kanë kërkuar institucionit të prefekturës së Qarkut Shkodër si dhe Drejtorisë se Përgjithshme të Emergjencave Civile në Tiranë, që të dërgojnë drejt Malësisë së Madhe mjete të tjera më efikase, pasi ato që kanë në dispozicion nuk mjaftojnë për të zgjidhur problemet e bllokimit të rrugëve nga niveli i lartë i dëborës që përfshin këtë zonë në stinën e dimrit.
Ndërkaq në Pukë me problematike paraqitet situata në aksin Pukë-Fushë Arrëz ku ka prezencë të madhe akulli dhe mësohet se ditën e sotme nuk është ndërhyrë me kripë dhe skorie për të shmangur rrezikun, ndërsa më e vështirë është situata në vendin e quajtur “Kroi i Zojës”.
Prezenca e akullit sjell probleme në akset Qafe Mali-Fierzë, Qafë Mali-Kukës. Tashmë është zhbllokuar segmenti Bardhet-Iballë, por prezenca e akullit shkakton rrezikshmëri të lartë për qarkullimin e mjeteve dhe është i detyrueshem përdorimi i zinxhirëve. Ndërkaq në Korcë, raportohet se Qafa e Qarrit dhe aksi Ersekë -Leskovik, janë të kalueshme vetëm me zinxhirë për shkak të akujve në rrugë. Të bllokuara janë komunat: Vithkuq, Novoselë në Erseke, zona e Mokrrës në Pogradec, Lekasi në Korcë. Probleme edhe ne aksin Kapshticë-Kozanë, pasi ende ka pjese të rrugës problematike për shkak të ngricave.
(el.me/news24/BalkanWeb)