E Shtunë, 31 Tetor 2026

I plagosuri Nikaj drejt përmirësimit

Pas mjekimit te specializuar ne Turqi, protestuesi i plagosur ne demonstratën e 21 janarit Aleks Nikaj ka dale nga gjendja kome. I ati i 35-vjeçarit tregon se i biri ka reaguar per here te pare pas plumbit ne koke, qe mori para dy javësh. Nikaj bashke me dy miq te tij iu bashkua protestës se opozitës kundër qeverise Berisha. I ati thote se djali i tij nuk është anetar apo simpatizant i ndonje force politike dhe se ate dite ishte nisur drejt Tiranës per te marre furnizime per familjen. 35-vjeçari, baba i dy vajzave, po qendronte ne trotuarin anash godines se Kuvendit, kur u plagos ne pjesen e siperme te kokes, ndersa tre demonstrues te tjere u vrane. Mjeket e Spitalit Ushtarak deklaruan se plumbi i kishte ngelur ne tru, duke i demtuar thuajse te gjitha funksionet jetike. Per shkak te gjendjes se rende, i riu u dergua drejt Turqisë, ku me fund kane ardhur shpresat e para se ai mund te mbijetoje.

Shpërndaje         function openLink() { window.open("new_web/video.aspx?Ca4BaJmBVic","titulli","width=335, height=305 ,left=400, top=200, resizable=yes");}  

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›