E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodër, studenti plagos me thikë punonjësin e konviktit

Gazeta Shqip

policia e shkodresNjë person ka mbetur i plagosur rëndë me thikë pasditen sotme në qytetin e Shkodrës. Sipas të dhënave të policisë, ngjarja ka ndodhur në ambientet e konviktit të të Shkollës Pyjore të qytetit të Shkodrës ku studenti 20 vjeçar Shkëlzen Mërkuri ka plagosur me thikë 50-vjeçarin Agim Doci, punonjës pranë këtij konvikti.

50-vjeçari, i cili është në rrezik për jetën, është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Shkodrës për të marrë ndihmën mjekësore.

Ende janë të paqarta rrethanat dhe shkaqet e krimit, ndërkohë që policia ka shpallur në kërkim autorin dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e kësaj ngjarjeje.

8 prill 2013 (gazeta-Shqip.com)

Shkodër, studenti plagos me thikë punonjësin e konviktit burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP Abonohuni me Email

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›