E Diel, 1 Nëntor 2026

Serbia refuzon marrëveshjen me Kosovën. Ashton: Bëj dhe një përpjekje

beogradi-zyrtarBeograd- Serbia ka refuzuar një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, e cila është ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian. Arsyetimi që është thënë ka të bëjë me, siç thuhet, mos-garantimin e sigurisë dhe të drejtave të njeriut për komunitetin serb në Kosovë, transmeton Radio Evropa e Lirë.

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, ka deklaruar pas përgjigjes së Serbisë se shpreh keqardhje për vendimin e qeverisë serbe që të hedhë poshtë propozimet e ofruara në kuadër të dialogut për normalizimin e raporteve me Kosovën. Ajo i ka bërë thirrje edhe një herë kësaj qeverie, që të bëjë edhe një përpjekje të fundit për të arritur marrëveshjen, në të mirë të qytetarëve, transmeton Koha Ditore.

Unë besoj në një të ardhme të ndritur për Serbinë dhe Kosovën dhe e di se, sado i vështirë të ketë qenë ky sukses, ai ka hapur mundësitë për qytetarët veçanërisht në veriun e Kosovës të kenë një jetë më të mirë,- shprehet Ashton teksa ka shtuar se marrëveshja duhet të jetë e arritur midis dy palëve, nuk i takon Bashkimit Evropian ta imponojë atë..

Shpresoj se Kosova dhe Serbia nuk do ta humbin këtë shans, për ta lënë të kaluarën prapa tyre dhe për të lëvizur përpara drejt së ardhmes, ka thënë baronesha Ashton.

Ajo shpreson se do të zhvillojë diskutime brenda BE-së në ditët e ardhshme, në mbështetje të, siç ka thënë, një hapi të vërtetë përpara për Serbinë dhe Kosovën drejt së ardhmes së tyre evropiane.

doris-packReagimet/Pack: Serbia t’i mendojë hapat që merr. Kosova vështirë të ecë para tani

“Më vjen keq që këto raunde bisedimesh në Bruksel nuk i kanë dhënë fund vështirësive ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ka deklaruar për Radion Evropa e Lirë, deputetja e Parlamentit Evropian, Doris Pack menjëherë pas vendimit të qeverisë serbe që refuzoi marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën.

Ajo ka shtuar se askush nuk i ka kërkuar Beogradit ta njoh Kosovën, por i kanë kërkuar të ndihmojë të përmirësojë jetën e serbëve që jetojnë në Kosovë.

Serbia nuk do të marrë datën e negociatave, por mendoj se as Kosova nuk do të jetë në gjendje të ece përpara, ka thënë zonja Pack, sipas së cilës, i takon qeverisë serbe të mendojë dhe rimendojë hapat që ndërmerr, sepse në pyetje është e ardhmja e tyre. “Serbët e dinë si do të dukej e ardhmja e tyre, por ata nuk e duan atë të ardhme. Këtu është problemi”.

Nënkryetari i parë i qeverisë serbe, Aleksandar Vuçiq, duke analizuar pasojat e mundshme të vendimit të sotëm, e ka përmendur pikërisht zonjën Pack, duke shprehur bindjen se ajo do të jetë një prej atyre personaliteteve që do të kritikojë vendimin e Serbisë.

Marrëveshja e ofruar ka pasuar tetë raunde bisedimesh në nivel kryeministrash, të ndërmjetësuara nga Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian, baronesha Catherine Ashton.

Kosova shpalli pavarësinë në vitin 2008. Ndërsa shumë vende ta njohin atë si shtet i pavarur, Serbia nuk e ka bërë deri më sot.

BE-ja i kishte dhënë Serbisë deri të martën afat që të hiqte dorë nga kontrolli i tij efektiv mbi pjesën veriore të Kosovës në këmbim për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE. Serbia duhet të normalizojë marrëdhëniet me fqinjët e saj përpara se të bashkohet me BE.

Qeveria e Serbisë tha se donte më shumë bisedime mbi autonominë për pakicat serbe në Kosovë, të cilët kundërshtojnë autoritetin e qeverisë së Kosovës në Prishtinë.

Javën e kaluar, një raundi i tetë i bisedimeve të ndërmjetësuara nga BE-ja ndërmjet Serbisë dhe Kosovës u mbyll pa një marrëveshje për normalizimin e lidhjeve.

Tensioni midis shumicës etnike shqiptare të Kosovës dhe serbëve të mbetur etnike ka çuar në dhunën në vitet e fundit, veçanërisht përgjatë kufirit verior me Serbinë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›