Shkoder tkurret ne 7 mije hektare harta e permbytjeve
Pajisjet dhe orendite shtepiake si dhe shume pajisje te lokaleve e dyqaneve jane shkaterruar. Ne disa shtepi konstatohen carje muresh nga qendrimi i gjate ne uje ndersa ne disa te tjera ka pasur dhe shembje. Diku tjeter jane krijuar gropa te thella nga ku uji ka dale ne siperfaqe. Tani banoret e Shkodres qe u permbyten ne kete fillimmuaji te gjitha shpresat i kane tek demshperblimi qe qeveria do tu jape. Sapo eshte larguar plotesisht uji nga banesa ndaj ne erdhem ne shtepine tone e u futem brenda. Nuk u kemi besuar syve per ate cfare kemi pare nje katastrofe e vertete shprehet Fatmir Hoxha nje banor i lagjes Salo Halili te Shkodres i cili sapo eshte kthyer ne dyqanin dhe shtepine e tij. Gjithcka qe ne kishim mundur te ndertonim me pune e djerse eshte shkaterruar totalisht. Mobiliet dhe orendite e ndryshme shtepiake jane demtuar madje nga muret e shtepise kane filluar te bien suvatimet. Kjo shtepi ku une kam banuar para dy javesh sot eshte e pabanueshme. Pervec demtimit te sendeve dhe pajisjeve nga prania e ujit per nje kohe te gjate ne banese muret jane care dhe brenda ne oborrin e shtepise eshte krijuar nje grope e thelle. Kjo ka bere qe nga nentoka te dale uji dhe nga presioni i tij te pesojne carje nje pjese e mureve. E sikur te mos mjaftonte nga nentoka kane shperthyer duke dale ne siperfaqe ujerat e zeza dhe ato te bardha duke u perhapur ne oborr ne banese e kudo thote Hoxha. Ai shton se ka nisur qe te dizinfektoje banesen me klor nga rreziku i perhapjes se ndonje epidemie. E sikur te mos me mjaftonte shtepia e demtuar uji fatkeqesisht me ka shkaterruar edhe te gjithe mallin qe une kam pasur ne dyqanin tim ne afersi te shtepise. Te gjitha pajisjet e dyqanit i gjithe malli kryesisht artikuj ushqimore jane prishur e kane shkuar dem. shte nje jete e tere mundi e sakrifice e shkaterruar. Nuk na ka mbetur asgje ndaj u bej thirrje strukturave shteterore qe te vijne sa me pare te verifikojne demet te na percaktohet vlera e demshperblimit qe pastaj ne te marrim masat tona dhe te mendojme e te nisim serish nje jete normale. Nderkaq situata ne zonen e Nenshkodres vazhdon te shenoje permiresime te ndjeshme. Sipas te dhenave zyrtare te Shtabit te Emergjencave Civile siperfaqja e permbytur ka arritur ne nivelin e rreth 7 mije ha. Por ne disa fshatra sidomos ato te komunave Dajc Velipoje Ana e Malit dhe Bushat uji vazhdon te jete prezent. Te rrethuar prej tij vazhdojne te mbeten fshati Obot ne komunen Ana e Malit si dhe ai Mali Jushit ne komunen Bushat nderkohe qe dy komunat e tjera te Nenshkodres Berdica dhe sidomos Guri i Zi me perjashtime te vogla ka nje situate thuajse normale. Permiresime kane pesuar edhe lagjet e qytetit te Shkodres me perjashtim te Livadheve e cila vazhdon te jete me prezence uji. Ndryshime te dukshme jane konstatuar edhe ne komunat me problematike ate te Dajcit dhe Velipojes ku tashme komunikimi i tyre me qytetin e Shkodres behet edhe nga toka.
Shoqatat turke ne ndihme te Shkodres
SHKODER - Zv.kryeministri Ilir Meta zhvilloi dje nje takim me drejtorin e Emergjencave te Shoqates Bamirese Turke Kimse Yok Mu Atif Ulusoy dhe mit Akaybicen zv/kryetar i Shoqates Qendra Kulturore Horizontet e Reja e themeluar nga maturante te kolegjeve turke. Meta i falenderoi ata per kontributin qe shoqeria civile turke dhe kolegjet turke ne Shqiperi kane dhene ne ndihme te banoreve te prekur nga situata e permbytjeve ne veri te vendit. Ky kontribut dhe ky solidaritet eshte shume i cmuar per qeverine shqiptare dhe per banoret e prekur nga pasojat e fatkeqesise natyrore u shpreh zv.kryeministri i cili ndodhet ne Shkoder si drejtues i Shtabit Qendror te Emergjencave. Nga ana e tij Ulusoy tha se do te vazhdojne ndihmat per banoret qe jane prekur nga fatkeqesia natyrore duke iu gjendur prane atyre sa me shume te jete e mundur. Vec ndihmave materiale shoqata Kimse Yok Mu ka derguar 3 vullnetare mjeke. Mjeket turq kane vizituar dhe mjekuar femije ne lagjen Bahcallek.
SITUATA E PERMBYTJEVE
. Komuna Dajc me prezence uji
. Komuna Velipoje me prezence uji
. Komuna Ana e Malit me prezence uji
. Komuna Bushat me prezence uji
. Komune Berdice situata normale
. komuna Guri i Zi ka situate normale
. Lagjja e Livadheve me prezence uji
. Komuna Velipoje qarkullim nga toka
. Aksi i komunes Dajc-Shkoder vetem per mjetet e larta
SHKODER/ RIDVAN DIBRA