E Shtunë, 31 Tetor 2026

Roza e deklasuar dhe kromofobia

/ /

NgaERVIN BUSHATI

Kryeministri duhej te merrej dhe me ngjyrat e zbukurimeve te fundvitit...

ne Tirane. Ne menyre revolucionare ai e deklasoi ngjyren mikroborgjeze roze. Si gjithmone folklorik impulsiv dhe gjithedijes ai komentoi tere koloritin metaforik qe e karakterizon ne kuadrin e filozofise se tij universale apo patates gjelle buke etj. Vetem nje detaj i vogel i ka shpetuar kryearktitektit dhe kryedoktorit te Shqiperise se Re ai eshte klinikisht kromofob. Para festave dhe me shpirtin e festes po perpiqem te sjell si fabul dhe ne paqe nje studim te shkurter historik per ngjyrat.
Ne mjekesi kromofobia eshte gjendja klinike kur nje person ka nje frike anormale nga ngjyrat ose nje ngjyre e vecante. Kjo mund te jete psikologjike por dhe fiziologjike si ne rastet e nje ndjeshmerie te alternuar ndaj disa valesh drite me gjatesi te shkurter. Ka kohe qe njeshi i vendit i ka zevendesuar dhe njehsuar shume ngjyra te urryera me blune e tij te zemres. Nje revolucion i ndjeshem i ngjyres blu e ka pushtuar Shqiperine pas vitit 2005 kur kryeministri profetizoi Blu Albania pak pas rezultatit paraprak te zgjedhjeve.
As Liza nuk do te ishte me kaq fantazi ne boten e saj te cudirave. Dritat e kuqe te pemes se fundvitit ua lane vendin pocave blu makina policie me sirena vizive blu-blu urime Bajrami ne tabela blu avione blu prej kartoni qe te shpien nga Blloku e direkt ne Europe pasaporta dhe tabela gjigante blu plaku i Vitit te Ri i kuq ne gjithe boten eshte blu ne Shqiperine e 2010-s urime festive ne blu njehsim te nuances blu te PD-NATO-BE dhe si per te mbyllur per klimaks u serviren urime feste flamuri ne blu per Kavajen.
Dy dite me pare kryeministri anatemoi nga lart prej Tempullit te Merkures Qeveritare edhe ngjyren kryearmike te tij roze. Arriti deri aty sa ta quaje e ta deklasoje imorale natyrisht pa u konsultuar me pare me kryetaren e Parlamentit qe ka lobuar dhe me te drejte ne luften kunder kancerit te gjirit duke veshur shpesh dhe denjesisht simbolin e njohur nderkombetar te fjongos roze.
Ne fakt ngjyra roze e ka shoqeruar historikisht njerezimin. Ajo ka simbolizuar gezim dhe lumturi per katoliket duke inkurajuar miqesi dhe duke dekurajuar agresionin e vullnetin e lig ne psikologji mjekesi etj. Vetem Hitleri pati idene origjinale qe me nje trekendesh roze te simbolizonte dhe te dallonte ne kampet e perqendrimit homoseksualet dhe njerez te degjeneruar sipas teorive naziste te kohes. Ne anen tjeter te botes Kina ra ne kontakt me ngjyren vetem prej ndikimit perendimor aq sa dhe sot ne ate gjuhe fjala identifikuese per rozen eshte ngjyra e huaj. Nga e mori pikenisjen frymezimi me i fundit i deklasimit te saj ne mbledhjen qeveritare te se merkures ne Tiranen tone europiane te 2010-s
Se fundmi ne Europen tone ngjyra roze perdoret per efekte terapeutike duke lyer dhomat e izolimit te burgjeve per te reduktuar sjelljet agresive. Ne sportet konkurruese me kete ngjyre lyhen dhomat e zhveshjeve te skuadrave mike per te ulur shpirtin e tyre kundershtar dhe luftarak ne menyre indirekte kompromenton performancen dhe rezultatin e miqve sportive. Nuk kuptoj se kunder kujt nga keto parime terapeutike pozitive te mjekesise dhe shkences europiane eshte doktori yne europianist
Per pak harrova nje nga efektet negative te rozes te njohur nga shkenca e mjekesise kohet e fundit eshte fakti i provuar qe ngjyra roze ul efektivitetin dhe fuqine e peshengritesve meshkuj nese perdoret si boje lyerjeje ne sallat e forces. Por Kryeministria nuk ka lidhje me peshengritjen apo jo Gezuar te gjitheve festat shumengjyreshe te 2010-s

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›