E Diel, 1 Nëntor 2026

Bogdani: Rama me mentalitetin e së shkuarës, po bllokon integrimin

TIRANË- Partia Demokratike akuzon sërish kryesocialistin Rama se po bllokon procesin e integrimit. Nëpërmjet një deklarate, deputeti Gert Bogdani, tha se Rama e partia socialiste udhëhiqen ende nga mentaliteti i së shkuarës.

“Goditja e dytë për Saliun. PE: Asnjë progres”. Pikërisht ky titull kryesor i Zërit të Popullit tregon qartë politikën, synimet dhe qëllimet e zotit Rama. Për Partinë Socialiste dhe zotin Rama integrimi apo jo i Shqipërisë në Bashkimin Europian, marrja apo jo e statusit për BE quhet fitore apo humbje e kësaj mazhorancë, ndërkohë është e kundërta, është fitore ose humbje për çdo qytetar shqiptar. Kjo politikë, ky qëndrim fillon që në gjenezë, që në krijimin e Partisë Socialiste dhe paraardhësve të saj. Ky mentalitet i së shkuarës vazhdon edhe sot në Partinë Socialiste”, deklaroi Bogdani më tej.
(ma.ar/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›