E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodër, transportonin kanabis me autoambulancë, 6 në pranga

SHKODËR- Policia e Shkodrës ka mundur të kapë 160 kg lëndë narkotike të llojit kanabis sativa, si dhe ka vënë në pranga 6 persona.

Mësohet se lënda narkotike po transportohej me një autoambulancë.

Arrestimi i trafikantëve është bërë në aksin Shkodër-Lezhë, ndërsa dyshohet se mes të arrestuarve është edhe një efektiv policie.

Megjithatë, policia e Shkodrës nuk ka bërë ende me dije emrat e të arrestuarve, por as destinacionin e drogës. Hetimet për këtë ngjarje vazhdojnë.

(ma.ar/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›