Shkodër, tre të vdekur në një aksident tragjik

Paraprakisht bëhet me dije se një mjet ka dalë nga rruga, duke përplasur për vdekje dy gra, të cilat kanë humbur jetën menjëherë. Viktimat janë Glesart Zaganjori 22-vjeç, drejtuesi i automjetit tip “Reno Clio”, si dhe Xhevahire Dibra, 64-vjeç dhe Satbere Belihova, 59-vjeç, kalimtare të rastit.
Nga ngjarja ka mbetur i plagosur rëndë edhe një shtetas, i cili ndodhej pasagjer në automjet. Policia bëri me dije paraprakisht se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia tej normave të lejuara, kur automjeti ka dalë nga rruga, duke u përplasur fort për shtyllë elektrike.
Ngjarja u regjistrua pranë urës së Bunës, hyrje të qytetit verior. Forcat e rendit shkuan në vendngjarje ku kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat. /Start/
2012-07-24 08:39