Shkoder, uje edhe ne shtepite e Zukth Kashtes

Pas fshatrave, uji po perfshin dale ngadale edhe lagjet periferike te qytetit te Shkodres, ato qe shtrihen pergjate bregut te liqenit.
Nderprerja e rrjedhes se Bunes nga rryma e forte e drinit ka shtuar nivelin e ujit ne Liqenin e Shkodres. Nje prej lagjeve te permbytura te Shkodres per te cilen nuk eshte folur, eshte “Zukth Kashta“. Kjo eshte nje lagje e vjeter ne brendesi te Shkodres dhe sipas banoreve, ne dhjetra uji ka hyre prej 8 ditesh dhe niveli po rritet perdite e me shume.