E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vazhdon numerimi ne Tirane Basha 500 vota para Rames

Numerimi i votave per zgjedhjet e bashkise se Tiranes ka vazhduar ngadale edhe mbremjen e kaluar. Ekspertet thone se shpejtesia e numerimit eshte e ulet sepse diferenca e votave eshte shume e vogel.

Kandidati i maxhorances Lulzim Basha eshte mbi 500 vota para kandidatit socialist Edi Rama. Numerimi vazhdon sot ne 4 njesi bashkiake vetem per 55 kutite e fundit.

110 mije e 868 vota ka marre Lulzim Basha kandidat i Aleances per Qytetarin dhe nga ana tjeter 110 mije e 361 vota ka marre kandidati tjeter i Aleances per te Ardhmen.  Diferenca mes dy kandidateve eshte 507 vota ne favor te kandidatit Basha. Ky rezultat i pjesshem ka dale ne 430 kuti te numeruara nga 485 qe jane gjithsej.

Sipas zyrtareve te zgjedhjeve numerimi po ecen ngadale per dy aresye se pari kete vit eshte rritur ndjeshem numri i votuesve krahasuar me zgjedhjet e kaluara dhe se dyti sepse rezultati eshte shume i ngushte dhe kujdesi i numeruesve per te qene te sakte ka ulur shpejtesine e numerimit.

Ndersa sipas perfaqesuesve partiake nderprerjet e numerimeve  jane te qellimshme. Forcat kryesore konkurruese ne kete gare po shkembejne akuza per zvarritje te pajustifikuara te ketij procesi thjesht per qellime mediatike pra per tu pare disa ore njeri apo tjetri kandidat me disa vota para rivalit.

Tani vemendja eshte perqendruar tek njesia 5 8 9 dhe 11. Rezultatet jane te ngushta sa qe analistet ketu kane hedhur idene qe per te ulur tensionet keto kater njesi te numerojne paralel perderisa pritshmeria eshte qe aty dy kandidatet mund te marrin perseri rezultate te ngushta.

Gara per Tiranen eshte sipas analisteve te politikes nje nga befasite e reja sepse asnjehere nuk kishte ndodhur qe kandidatet te jene aq afer njeri tjetrit dhe cdo vote ka marre realisht nje vlere te madhe. Shqiperia ka lene prapa votimet masive me diferenca te medha numrash dhe tani komisioneret dhe militantet e seciles parti po gezohen dhe po duartrokasin edhe per nje duzine votash me shume.

Numerimi i votave ne Tirane ka hyre sot ne diten e katert per te nxjerre rezultatin nga 330 mije vota afersisht dhe kjo ka befasuar edhe vezhguesit e huaj te cilet gjate gjithe nates nuk jane larguar nga qendrat e numerimit dhe madje kane shtyre qendrimin e tyre edhe dy jave te tjera.

Misioni i vezhguesve nderkombetare deklaroi ne raportin paraprak se zgjedhjet vendore te 8 majit ishin konkurruese dhe transparente por u zhvilluan ne kushtet e nje polarizimi te larte politik dhe mungeses se besimit midis qeverise dhe opozites. Asnje nga partite konkurruese nuk i ka kryer mire detyrat e veta as ne keto zgjedhje ne menyre te pergjegjshme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›