Keri Pasurite e ngrira te Gadafit duhet te perdoren nga Keshilli Kalimtar

Kreu i Komisionit te Senatit amerikan per Marredhenie me Jashte thote se nderkohe qe operacionet e udhehequra nga NATO-ja kane mbrojtur popullin libian nga fushata e Gadafit po hartohen plane per epoken pas-Gadafit. Senatori Xhon Keri i beri komentet para gazetareve ne Kapitol pasi zhvilloi nje takim me nje udheheqes te Keshillit Kombetar Kalimtar te Libise.
Senatori Keri thote se faza e pare e nderhyrjes nderkombetare ushtarake ne Libi ishte sukses
Kemi arritur sukses ne misionin fillestar i cili ishte te parandalohej masakrimi i civileve nga Kolonel Gadafi ne terren.
Senatori demokrat nga Masacusetsi i beri komentet perkrah nje udheheqesi te Keshillit Kombetar Kalimtar te Libise Mahmud Xhabril.
Megjithese rrezimi i Moamar Gadafit nuk eshte arritur ende Senatori Keri nenvizoi se keshilli po pergatitet per te ardhmen
Keshilli kalimtar ka ngritur kornizen per nje Libi demokratike pas Gadafit. Por ky keshill pa dyshim ka nevoje per ndihme per ta arritur kete. Kolonel Gadafi ka shtypur ne menyre sistematike institucionet qeveritare dhe shoqerine civile. Do te jete e nevojshme te rindertohen te gjitha keto ne menyre qe te kete nje demokraci funksionale.
Zoti Xhabril e mori fjalen pas senatorit
Ne deklaruam ne diten e pare te kryengritjes ne Libi se endrra dhe vizioni yne ishte te ndertonim nje Libi demokratike bazuar ne nje kushtetute te drejtat e njeriut dhe nje shoqeri civile shume active.
Por zoti Xhabril shtoi se nevojat e popullit libian jane te medha
Ata civile kane nevoje per cdo forme ndihme te imagjinueshme. Ata kane nevoje per strehim ushqim ilace. Ne Libi pas rrezimit te regjimit duhet te punojme per ripajtim social te te gjitha formave nje forme konsensusi kombetar qe duhet te shprehet qarte per te mundesuar atmosferen e duhur per rindertimin e vendit.
Per kete qellim zoti Xhabril beri thirrje per hapjen e mundesive per te shfrytezuar pasurite e ngrira te Moamar Gadafit. Senatori Keri tha se po pergatit nje projekt-ligj per te autorizuar transferimin e ketyre pasurive tek Keshilli Kombetar Kalimtar duke shprehur shpresen per nje miratim te shpejte te ligjit.
Zedhenesi i Shtepise se Bardhe Xhej Karni nuk pranoi te bente komente lidhur me te dhenat e zbulimit amerikan mbi vendndodhjen e Kolonel Gadafit apo gjendjen e tij fizike por theksoi se Gadafi duhet te largohet nga pushteti.