Shkoder vendosen 140 kazane per mbetjet e riciklueshme
SHKODER - Bashkia e Shkodres projekt-pilot per grumbullimin e diferencuar te mbeturinave urbane. Projekti Mjedisi dhe periferia i iniciuar nga Komisioni Europian ka te beje me vendosjen e kazaneve per mbetjet e diferencuara te cilat do te riciklohen. Bashkia Shkoder e mbeshtetur nga Shoqata e Gruas Hapat e Lehte si dhe DAR-i kane startuar paraditen e djeshme kete projekt i shtrire dhe ne qytete te tjera. Krahas 600 kazaneve ekzistues per hedhjen e mbeturinave urbane prej ditesh jane shperndare ne pikat e grumbullimit ne qytet edhe 140 kazane te tjere te cilet do te sherbejne per grumbullimin e mbetjeve te tilla si leter plastike dhe qelq. Pas grumbullimit ato pritet me pas te
dergohen per riciklim ne linjat e hapura ne Tirane. Ne sheshin Luigj Gurakuqi te Shkodres drejtues te bashkise dhe aktore te tjere te ketij projekti kane prezantuar ne detaje menyren se si do behet shperndarja e kazaneve te mbeturinave te diferencuara. Pjese e kesaj nisme ishte edhe nje fushate e fuqishme sensibilizuese e ketij programi qe bashkia e ka nisur me strukturat e saj vendore per ta shtrire me tej ne takime te vecanta me komunitetin. Bashkia Shkoder ka financuar prodhimin e 140 kazaneve te posacem per mbeturina te diferencuara. Sipas kryetarit te Bashkise Shkoder Lorenc Luka ky sistem eshte nje risi per qytetin e Shkodres dhe kerkon impenjimin e pothuajse gjitha strukturave vendore per te ndergjegjesuar dhe sensibilizuar qytetaret per hedhjen e mbeturinave ne kazane te diferencuar bazuar ne llojin e mbeturinave qe treten. Kjo menyre perdorimi e mbeturinave duke i grumbulluar ne menyre te diferencuar dhe pastaj duke i ricikluar premton per nje mjedis te paster duke minimizuar ndotjet sidomos ne vendgrumbullimet aktuale. Fakt i rendesishem eshte se diferencimi nuk behet ne vendgrumbullimin e mbeturinave por ai nis qe me hedhjen e mbeturinave nga qytetaret te cilet do kene 3 ose 4 lloje kazanesh te percaktuar per mbetje te ndryshme u shpreh Luka. Kryebashkiaku deklaroi se bashkia nuk do te ngurroje te penalizoje ata qytetare te cilet me dashje nuk do ta respektojne nje projekt te tille. r.d