Shkodër, vetëvaret 62 vjeçarja, shkak depresioni
Një grua e moshuar është gjetur e vetëvarur në banesë e saj në lagjen "Vojo Kushi" qytetin e Shkodrës. Sipas policisë 62 vjeçarja Fahrije Gruemira është gjetur e vetëvarur në banesën e saj. Mësohet se shkaku i vetvarjes ka qenë depresioni psiqik pasi shtetësja në fjalë është kuruar disa herë në spital për kërë problem. Sipas deklarateve të marra nga policia nga të afërm të saj ajo ka tentuar disa herë të vetvritej.