Topi: Italia të lehtësojë lëvizjen e lirë të shqiptarëve
Kreu i shtetit shqiptar takoi sot Ministrin italian për Zhvillimin Ekonomik, Klaudio Skajola. Topi vuri theksin tek qarkullimi i lire i qytetareve dhe Korridorit 8.
TIRANE-Presidenti shqiptar ka kërkuar nga Italia që të lehtësojë lëvizjen e lirë të shqiptarëve që këto dy vende të bashkëpunojmë më ngushtë në shumë sektorë të ekonomisë. Kreu i shtetit shqiptar i bëri këto deklarata pas takimit që pati sot me në mjediset e Pallatit të Brigadave, Ministrin italian për Zhvillimin Ekonomik, Klaudio Skajola dhe delegacionin, që e shoqëronte në kuadër të vizitës së tij zyrtare në vendin tonë.
Sic bën të ditur zyra për shtyp e Presidentit, Topi dhe Skajola përqëndruan bisedën më bashkëpunimin ekonomik mes dy vendeve.
“Në këtë kuadër është i domosdoshëm përqendrimi i vëmendjes në çështjen e qarkullimit të lirë të njerëzve”, - theksoi Presidenti, duke shtuar se “lehtësira të mëtejshme duhen krijuar për qyetarët shqiptarë në këtë drejtim”. Në këtë pikë Kreu i shtetit theksoi rëndësinë e Korridorit 8 duke vënë në pah edhe rolin e madh që mund të luajë Italia së bashku me Bullgarinë për thithjen e fondeve që do të mundësojnë realizimin e kësaj arterie jetësore infrastrukturore.
Në bashkëbisedim e sipër, Presidenti Topi dhe Ministri Skajola vlerësuan lart nivelin e shkëlqyer të marrëdhënieve dhe bashkëpunimit në të gjitha sferat mes dy vendeve dhe popujve tanë, si dhe shprehën interesimin e përbashkët për thellimin dhe intensifikimin e tyre të mëtejshëm.
Kryetari i Shtetit vuri në dukje se “Italia është partneri gjeo-strategjik dhe investitori më i rëndësishëm për Shqipërinë dhe se bashkëpunimi dhe partneriteti me të janë dhe do të vazhdojnë të jenë prioriteti i yni”. Në këtë kontekst, Presidenti Topi shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të qeverisë italiane për vendin tonë, edhe në kuadër të realizimit të suksesshëm të aspiratës tonë për integrimin në Bashkimin Evropian dhe anëtarësimin me të drejta të plota në NATO.
Në vijim të bisedës, Presidenti bëri një panoramë të zhvillimeve në Shqipëri. Kryetari i Shtetit nënvizoi se shteti shqiptar mbështet rritjen e investimeve italiane në Shqipëri, që favorizohen dhe nga një seri faktorësh të tjerë siç janë dhe afërsia gjeografike dhe ajo shpirtërore mes dy vendeve dhe popujve tanë. “Ne ju ofrojmë seriozitetin e miqësisë tonë duke qenë të interesuar dhe të angazhuar maksimalisht në nxitjen e bashkëpunimit në fushat e turizmit, fushën e energjisë, infrastrukturës, transportit, tregtisë, bujqësisë, etj.” – u shpreh Presidenti Topi.
Nga ana e tij, Ministri Skajola i vlerësoi disa prej zhvillimeve të ekonomisë shqiptare sipas standardeve të tregut të lirë, gjë që ilustrohet edhe nga prania e madhe e mjaft sipërmarrësve të vegjël, të mesëm dhe të mëdhenj në Itali. Në këtë prizëm, Ministri Skajola vuri në dukje rëndësinë që Italia i jep bashkëpunimit të gjithanshëm me një shtet fqinj. “Mbështetja e Italisë për vendin tonë, edhe në kuadër të realizimit të aspiratës euoratlantike të Shqipërisë” do të jetë e vazhdueshme dhe e gjithanshme.
(d.b/BalkanWeb)