E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlorë,Prokuroria kërkon 1 vit burg për Bollanon

Kryetari i Bashkisë së Sarandës Vasil Bollano rrezikon 1 vit burg dhe 5 milionë lekë gjobë. Kjo është kërkesa që Prokuroria e Vlorës ka kërkuar për kryebashkiakun e Himarës dhe njëkohësisht dhe kryetari i OMONIA- s. Ai akuzohet si përgjegjës për heqjen e tabelave orientuese nëpër rrugët e bregdetit. Mësohet se Kryebashkiaku i Himarës Vasil Bollano nuk është paraqitur në seancën gjyqësore. Gjyqi ndaj Bollanos nisi më 17 qershor të vitit të kaluar. Prokuroria ngriti padi penale pas dhjetërash akuzash dhe denoncimesh të banorëve dhe medias ndaj kryetarit të bashkisë së Himarës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›