Selanik, pranga shqiptarit, u kap me 11 kg heroinë
Një emigrant shqiptar është arrestuar nga policia greke e Selanikut gjatë një operacioni antidrogë. Së bashku me 25 vjecarin, emri i të cilit nuk bëhet i ditur është bërë dhe arrestimi i bashkëpunëtorit të tij grek. Droga, rreth 11 kg heroinë u gjet në makinën e shqiptarit dhe ishte destinuar në tregun vendas. Arrestimet u kryen në lagjen Analipsi të Selanikut. Gjatë deklarimeve të tij në polici shqiptari mësohet të ketë thënë se sasinë e heroinës e kishte siguar nga bashkëpunëtori i tij grek dhe ai do të merrej me shpërndarjen e saj.