E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodër, vrasin rojën e gurores, arrestohen autorët

Sipas burimeve policore, viktima është 55-vjeçari Lazer Jaku ndërkohë që si autorë të dyshuar janë arrestuar 25-vjeçari Eduard Anton Kola dhe 30-vjeçari Renato Zef Isufi.

Krimi është kryer me armë gjahu. Gjatë kontrolleve të ushtruara në vendin e ngjarjes dhe në banesat e shtetasve të arrestuar, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri pistoletë e tipit Bareta, 1 armë gjahu teke gjysme automatike.

Materialet në ngarkim të autorëve të krimit i kaluan për hetime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër ./Start/

                                                                                             2011-09-25 12:41
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›