E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Prifti 3”, del në skenë videoja Prifti-Balliu

Burime të ndryshme bëjnë me dije se video-ja e tretë është zbuluar nga ekspertet në USB-në që ka dorëzuar ish-ministri në prokurori lidhur me denoncimin për Metën, por Prifti pretendon se ai e ka dorëzuar vetë videon dhe se ajo nuk është zbuluar nga askush.

“Video është çuar si denoncim në Prokurorinë e Tiranës. Të shohim ç’do bëjnë prokurorët. N.q.s ata nuk bëjnë gjë, atëherë do ta bëj publike, që të kenë presionin e popullit dhe opinionit publik. Unë s’dua të bëj estradë dhe komedi, dua rezultate. Videon e kam çuar në Prokurori. Ata të veprojnë” – thotë ish-Ministri i Energjetikës, Dritan Prifti.

Gjatë një prononcimi në lidhje me videon, Erion Brace tha për “Shekullin” se “bëhet fjalë për skrap, tentuar për t’ju shitur me kontratë një kompanie ruse! Ndërmjetës është njeriu i afërt me Sali Berishën dhe përmbarues i punëve të Ilir Metës! Ka aty plot për të gjithë, edhe për mua, Ilirin dhe ty” – i thotë njeriu i Berishës ish-ministrit Prifti. Është i njëjti sipërmarrës që ndërtoi barakën e Gërdecit! Prokuroria nuk mund ta falë sërish!”.

Lajmet mbi ekzistencën e videove të tjera të fshehta të filmuara nga Zoti prifti nisën të përhapen pas përfundimit në Gjykatën e Lartë, të “seancës Meta”./Start/

                                                                                             2011-09-25 10:49
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›