Shkodër, vrasje për çështje pronësie

Një person është qëlluar për vdekje me armë zjarri në rrethana ende të panjohura. Dy të tjerë mendohet se kanë mbetur të plagosur.
Ngjarja e rëndë është shënuar sonte në fshatin Vukatanë, në komunën Guri i Zi në Shkodër, ku mësohet se ka mbetur i vdekur Gjin Murri.
Dyshohet se viktima dhe të plagosurit janë kushërinj mes tyre.
Si raporton Panorama, përplasja me armë, nga të dhënat e para, mendohet të ketë ndodhur për motive pronësie. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes, ndërsa po punon për zbardhjen e plotë të motiveve të kësaj ngjarje, ku po merren në pyetje personat të cilat kanë qenë prezentë në momentin e shkëmbimit të zjarrit me armë./Indeksonline/