Kundër amnistisë, 7 mijë nënshkrime, protesta vazhdon

Deri tash mbi 7 mijë qytetarë kanë nënshkruar peticionin kundër ligjit për amnisti dhe dhjetëra qytetarë po qëndrojnë në protestë që pesë ditë të tëra para ndërtesës së Kuvendit të Kosovës.
Protestuesit që po zhvillojnë protestën e parë të këtij lloji në Prishtinë, janë parë këtyre në aktivitete të vogla gjatë pesë ditëve të rezistencës. Disa kanë sjellë zmadhues zëri për muzikën që dëgjojnë, dikush pijet, ushqime, mbulesa, tenda, rrjetin në wi-fi... E këto ditë të protestës dhe secilin nënshkrim të peticionit, Fisnik Ismaili që doli i pari në këtë organizim, shpreson se do t’i kenë parasysh deputetët kur të votojnë për projektligjin për amnisit
“Gjatë këtyre ditëve në protestë na kanë përkrahë një numër shumë i madh i njerëzve në formë të ndryshme; me pije, ushqime, mjete logjistike të cilat na janë nevojitë’ këto ditë e shumë gjana të tjera. Kemi marrë shumë përkrahje e fjalë miradije nga shumë qytetarë”, ka thënë Ismaili për Indeksonline.
Ndërkaq, nesër në orën 11:00 derisa seanca të jetë duke u mbajtur, është thirrur një protestë e përgjithshme.
“Ne shpresojmë se protesta e këtyre ditëve ka me pas ndikim tek deputetët duke pasur parasysh edhe mbi gjashtë mijë nënshkrime të peticionit kundër këtij projektligji ... mirëpo ta shohim edhe nesër gjatë protestës ...”, ka thënë Ismaili.
Drejtori ekzekutiv në Institutin Kosovar për Hulumtim dhe Zhvillim të Politikave – KIPRED që është pjesë e kësaj inisiative, është shprehur për Indeksonline se sifra e nënshkrimeve ka kaluar 7 mijëshin por ai pret të tejkalojë dhjetëmijëshen.
“Mes orës 17:00 dhe 16:00 shifra e nënshkrimeve të mbledhura kishte kaluar 7 mijëshin. Unë besoj se do të kalohet shifra prej 10 mijë”, ka thënë Deda për Indeksonline. Mbledhja e nënshkrimeve për peticionin do të vazhdojë deri të premtën derisa mbledhja e nënshkrimeve po vazhdon deri në orën 22:00.
Numri i nevojshëm për ta kundërshtuar Projektligjin për Amnisti është 10 mijë nënshkrime.
Projektligji nuk kishte kaluar në lexim të parë dhe ishte kundërshtuar nga shumë organizata joqeveritare. Shumica prej tyre, me gjithë ndryshimet që ka bërë Qeveria e Kosovës në këtë projektligj vazhdojnë ta kundërshtojnë./Indeksonline/