E Diel, 1 Nëntor 2026

Unaza e Madhe, gati per 12 muaj Luljeta Ndoka

Unaza e Madhe do te jete funksionale brenda 12 muajsh, cka pritet te lehtesoje se tepermi trafikun ne kryeqytet. Lajmin e beri te ditur dje ministri i Transporteve, Sokol Olldashi, gjate inspektimit te punimeve per ndertimin e kesaj vepre te madhe. Unaza e Madhe do te jete e perbere nga gjashte korsi, si dhe hapesire dy metra e gjere mes tyre, e gjelberuar, cka e ben ate unike sa i perket rrugeve te vendit tone. Po ashtu unaza e re do te kete edhe rruge pedonale ne te dy krahet.

Unaza

Brenda 12 muajve, Unaza e Madhe do te jete gati per te gjithe drejtuesit e mjeteve, te cilet do te kene mundesi te kalojne ne kete rruge me standarde mjaft te larta. Gjate inspektimit te punimeve, ministri Olldashi vleresoi se ky segment pritet te lehtesoje ndjeshem problemin e trafikut ne kryeqytet. Nga ana tjeter, sipas tij Kopshti Botanik gjate gjithe kesaj kohe do te jete funksional dhe ne perfundim te punimeve do te jete ne harmoni te plote me Unazen qe do ti kaloje prane. Olldashi rifreskoi edhe njehere te dhenat e punimeve, duke iu referuar projektit te Bashkise se Tiranes. Sipas tij, Unaza e Madhe do te kaloje ne dy segmente kryesore. "Segmenti i pare do te kete trajektoren "Babrru-Bregu i Lumit-Kthesa e Kazmes". Ky segment do te kete nje shtrirje prej 6.5 kilometrash, me gjashte korsi. Do te perfshihet edhe nje korsi e vecante per mjetet e transportit publik dhe te emergjences", tha Olldashi. Ai vijoi se segmenti i dyte i Unazes, ndertimi i te ciles ka filluar ne mars te ketij viti, ka nje gjatesi prej 5,3 kilometrash dhe eshte projektuar te kaloje ne zonen e Selites, prane Kopshtit Botanik dhe Zoologjik, ne kodrat mbrapa Parkut te Madh te Tiranes, ne kodrat e Saukut dhe lidhet me rrugen e Elbasanit prane Akademise se Rendit Publik.

Efekti

Nga studimet e kryera, rruga e re parashikohet qe te perballoje nje trafik me mbi 20

mije makina ne dite, qe ne momentin e pare te funksionimit te saj dhe duke llogaritur rritjen e vazhdueshme te trafikut, kjo rruge parashikohet qe ne vitin 2013 te perballoje nje trafik prej 38 mije makinash ne dite. Gjithashtu, pritet qe Unaza e Madhe e Tiranes te jete nyja e pikenisjes se autostrades se re Tirane-Elbasan, e cila me pas do te vijoi ne Lunder, Mullet, Ibe, duke pershkuar Kerraben me ane te nje tuneli prej me se 2 kilometrash e duke dale ne anen tjeter ne Luginen e Bradasheshit. Ne pjesen e pare te saj, ne zonen e Selites deri tek Parku i Madh, rruga pershkon nje zone urbane me dendesi ndertimesh, te cilat kryesisht jane te uleta dhe ne nje zone me mungesa ne infrastrukturen nentokesore. Pjesa tjeter e Unazes se Madhe kalon ne zonen kodrinore mbi kodrat e Liqenit Artificial dhe kodrat e Saukut.

Olldashi: Unaza do te zgjidhe ceshtjen e trafikut

Gjate inspektimit te punimeve, ministri i Transporteve Sokol Olldashi u shpreh se Unaza e Madhe do te luaje nje rol mjaft te madh ne lirimin e trafikut, i cili ne fakt eshte kthyer ne gangrene per kryeqytetasit. "Projekti i Unazes se madhe nuk do te mbetet ne kete lot te pare, por do te kemi mundesi qe me ritem shume te shpejte te vazhdojme, te perfundoje projekti dhe te fillojme realizimin e segmenteve te tjera te unazes. Ne e kemi mbyllur procesin e shpronesimit te objekteve qe jane ndodhur ne unaze. Kostoja e shpronesimit eshte e pandjeshme ne totalin e rruges", tha Sokol Olldashi, minister i Puneve Publike, Transporteve dhe telekomunikacionit.

Komuna e Parisit-Sauk

Pjesa e unazes se Madhe te Tiranes nga Komuna e Parisit deri ne Sauk, e cila eshte nje zone qe pergjithesisht ka shume trafik, ka nje gjatesi prej 3.2 kilometra. Kjo pjese e rruges do te kete nje gjeresi prej 30 metra ku 24 metra do te sherbejne vetem per levizjen e mjeteve. Rruga do te kete ndricim dhe ne disa pjese te saj, afer liqenit artificial dhe trotuare per levizjen e qytetareve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›