E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodër, zjarr në Tarabosh, rrezikohen antenat televizive

SHKODER- Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë pasdreken e së shtunës në afërsi të varrëzave të fshatit Shirokë të Shkodrës dhe përparon drejt majës së malit të Taraboshit.

Zjarri i favorizuar nga era është përhapur me shpejtësi në një sipërfaqe të madhe të pyllit me drejtim ngjitjen në malin e Taraboshit, ku janë të vendosur antenat e stacioneve radiotelevizive si dhe të kompanive celulare.

Në orën 19:50, NEWS24 raporton se flakët kanë rrethuar antenat dhe duken me sy të lirë nga brenda qytetit. Një mirëmbajtës i antenave i ndodhur në majë të malit ka kërkuar ndihmë për evakuim me helikopter, pasi zona është e rrethuar nga flakët. 

Për shkak të dendësisë së pyllit, është shumë i vështirë depërtimi i forcave zjarrfikëse për të bërë ndërhyrjen e nevojshme. Sipas inspektorëve pyjorë sipërfaqja e përfshirë nga zjarri, deri pasdite, është rreth 50 hektarë pisha.
(s.g/balkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›