Alibeaj:Tragjedia, prokuroria po heton
Ministri i drejtësisë Enkelejd Alibeaj ka deklaruar se më shumë se një dëshirë është një detyrë e prokurorisë të nxjerrë përfundimet mbi tragjedinë e Gjirokastrës të ndodhur disa ditë më parë ku humbën jetën tre persona mes tyre dhe një vajzë 13 vjecare.Sipas Alibeajt prokuroria ka të drejtën legjitime për të hetuar dhe kjo detyrë duhet lënë të bëhet nga ky institucion. Në lidhje me rastin e torturimit të miturit në sarandë Alibeaj u përgjigj se ngjarja e ndodhur në Sarandë do të marrë përgjigjen e saj institucionale.Deklarata e Ministrit të drejtësisë erdhi pas shqetësimit të shfaqur nga avokati i Popullit dhe pas veprimeve të prokurorisë së përgjithshme për hetim të shpejtë dhe vënien para përgjegjësisë autorëve të veprës penale të torturës.