E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti Topi në Sanremo për natën finale

Presidenti i Republikës së Shqipërisë do të ulet sot në Ariston për të ndjekur nga afër natën finale të festivalit të Sanremos. Bamir Topi ndodhet sot në Itali me ftesë të autoriteteve më të larta të rajonit të Ligurias. 

TIRANE- Presidenti i Republikës, Bamir Topi, zhvillon sot një vizitë zyrtare në Itali, me ftesë të autoriteteve më të larta të rajonit të Ligurias.

Gjatë kësaj vizite pritet të diskutohen marrëdhëniet ekonomike mes dy vendeve dhe thellimin e bashkëpunimit mes Shqiperisë dhe Italisë. Presidenti Topi do të pritet nga Presidenti i rajonit të Genovas, Alessandro Repetto.

Në këtë vizitë, Presidenti Topi do të shoqërohet nga ambasadori i Shqipërisë në Itali, Llesh Kola si dhe nga konsulli i nderit për Ligurian në Shqipëri, Xhuzepe Durazo.
Lajmi bëhet i ditur nga agjencia italiane e lajmeve “ANSA” sipas të cilës, Presidenti i Republikës, Bamir Topi do të ndjekë nga afër edhe natën finale të festivalit të Sanremos.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›